Nga Taulant Kopliku*
Sapo duam te kalojmë urën për të hyrë në qytezën e vogël në juglindje të Kosovës, gjëja e parë që na bie në sy është një tren i vjetër me një vagon të vetëm që më shumë të kujton trenat në spaghetti – western të Sergio Leones. Kalon përpara nesh duke zhurmuar pa e humbur për asnjë moment ritmin e ngadaltë, thuajse do ndalonte nga momenti në moment.
Ia shpreh këtë ndjesi shoqëruesit tonë nga Prishtina I cili më sqaron se qyteza ka ritëm edhe më të ngadaltë sesa ky tren shkatarraq…
Më herët kishim bërë një xhiro në atë zonë të qytetit ku në një tezgë të improvizuar ngjitur me kalanë e vjetër na u tha se shisnin fruta e perime vëllezërit e ndoshta personit më të urryer ndër shqiptarë, Lavdrim Muhaxherit. Tezga ishte e boshatisur ndërsa një shofer taksie aty pranë na sqaroi se dy të rinjtë nuk janë parë të vijnë në vendin e zakonshëm të punës.
Kalojmë urën dhe menjëherë përballë nesh shfaqet xhamia kryesore e qytetit, një nga objektet më të vjetër të kultit në Kosovë, ndërtuar rreth vitit 1594 nga veziri turk Koxha Sinan. Është orari I faljes dhe xhamia është e mbushur me besimtarë. Pas rreth 30 minutash pritje në oborr, besimtarët e parë nisin të dalin përjashta. Afrohemi dhe përpiqemi ti bejme ndonjë pyetje por shmangen pa shumë diplomaci duke na kërkuar të largohemi. Kur I pyesim për familjen Muhaxheri, agresiviteti bëhet I dukshëm dhe na urdhërojnë të ikim menjëherë.
Imami I xhamisë, një djalë mjaft I ri na përshëndet dhe mundohet të kuptojë se cili është qëllimi I vizitës tonë. Më pas duke kërkuar falje I shmanget argumentit duke na drejtuar për tek kryemyftiu I Kacanikut I cili ndodhej në një fshat rreth 8 km larg. E kotë të vazhdojmë më.
Kuptojmë se të pyesësh për Lavdrim Muhaxherin është jo thjeshtë humbje kohe por edhe mjaft e bezdisshme për banorët e Kacanikut. Gjithsesi qëllimi ynë ishte të takonim familjarët e xhihadistit 26 – vjecar që jetonin diku në periferi të qytezës. Pas shume përpjekjesh dhe refuzimeve të vazhdueshme për të na dhënë
vendndodhjen, më në fund gjejmë një taksist I cili na shoqëron drejt zonës ku jetojnë prindërit e Muhaxherit dhe dy vëllezërit më të vegjël.
Shtëpia tre katëshe e lyer në ngjyrë të gjelbërt ndodhet fare pranë rrugës drejt Prishtinës, vetëm pak km nga qendra e Kacanikut. Taksia ndalon rreth 200 metra larg dhe shoferi mezi prêt ta paguajmë për tu larguar. Disa pyetje të fundit që I bëjmë thuajse nuk I dëgjon. Është në ankth të vazhdueshëm dhe na lutet që të mos tregojmë se kush na ka sjellë deri aty.
Afrohemi drejt rrëpirës që të con te shtëpia e Muhaxherëve dhe menjëherë përballë nesh shfaqet një djalë shumë I ri, bjond dhe mjaft I imët. (Kishim imagjinuar dicka krejt tjetër ne fakt). Na përshëndet qetësisht dhe me të njëjtën qetësi e me ton miqësor kërkon të dijë qëllimin e vizitës tonë. Nuk kemi aspak nevojë të pyesim se kush është. Ka një ngjashmëri të madhe me vëllain e tij që lufton për ISIS.
Mundohemi ti shpjegojmë se kërkojmë opinionin e tij dhe pjesës tjetër të familjes për cfarë po ndodh në luftën e Sirisë por na ndërpret duke u shprehur se nuk ka asnjë gjë për të thënë për atë temë.
“Jemi hallexhi dhe punojmë cdo ditë për të sjellë bukën në familje. Intervista nuk japim prandaj largohuni”.
Ndërsa mundohemi të mbajmë në këmbë bisedën, në dritaren e katit të dytë shfaqet një tjetër I ri, rreth dy tre vite më I madh. Edhe ai mjaft miqësor por I vendosur për të mos folur me ne.
“Shkoni diku tjetër. Ka boll xhihadistë në të gjithë Kosovën e ju vini tek ne”.
Duket se nuk mund të bëjmë asnjë gjë dhe kemi mbetur thuajse vetëm në oborrin e vogël pranë banesës kur një sajesë, një ide e momentit, na jep mundësinë të realizojmë atë që nuk kanë mundur dhjetra gazetarë, vendas e të huaj.
“Kemi lëvizur shumë në këmbë për tu takuar me ju dhe të paktën një gotë ujë e meritojmë derisa ju kemi ardhur në derën e shtëpisë”.
Tashmë të dy vëllezërit janë bërë bashkë përpara një porte të vogël anësore. I madhi na bën me shenjë që ta ndjekim brenda ndërsa tjetri se ku zhduket për tu kthyer pas pak me një shishe dhe dy gota ujë. Jemi sistemuar në një tip magazine në katin përdhes e cila është e mbushur me dru zjarri dhe me arka boshe frutash. Të
dy nisin një bisedë që nis të bëhet vërtetë e këndëshme. Duket se janë të pashkolluar por janë të mprehtë dhe japin përgjigje inteligjente. Tregojnë sesi dita e tyre nis duke prerë dru zjarri që më pas I shesin në qytet dhe më pas vazhdon me daljen në tezgën e fruta perimeve ku shesin deri në oret e vona të pasdites. Pranojnë që janë shumë besimtarë edhe pse në paraqitje nuk kanë asnjë ndryshim nga të rinjtë e tjerë të Kosovës. Më I vogli shprehet qartë se ndjek me përpikmëri cdo udhëzim të hoxhë Florimit (Florim Neziri), I cili është si një vëlla I madh për të.
Pas disa batutash futemi në argumentin e “nxehtë” dhe përgjigjet na I jep vëllai më I madh.
“Cfare mendoni për videot e Lavdërimit që qarkullojnë në internet”?
“Janë të montuara. Nuk ka sesi një person të qëllohet me RPG (bazuka) dhe të mos dëmtohet. Dikush I bën këto gjëra dhe as ne e as ju nuk kemi sesi ti dimë”.
“A është terrorist vëllai juaj”?
“Po nuk dimë ne nga këto gjëra. Mos na ngatërroni me këto histori. Shkoni më mirë e pyeteni vetë atje ku është”.
“Shkojmë por kthehemi pa kokë”.
“Jo, jo. Nuk është prej atyre ai. Merret vesh me ju. Lerini gazetat se cfarë shkruajnë”.
“A ka ardhur ndonjëherë Lavdrimi në shtëpi qëkur është nisur në Siri”?
“Ka qenë njëherë kur e patën plagosur në front dhe u kurua këtu në Kosovë. Këtu e patën. Pse nuk e arrestoi kush e sot na e shpallin si më të rrezikshmin. Për këtë them unë që ka dicka këtu që se dimë asnjëri”.
“A keni probleme me banorët e Kacanikut? Si ju shohin”?
“Si mund të na shohin more? Po cfare I kena ba atyre? Na respektojnë të gjithë”.
“A e ka njollosur emrin e Kacanikut vëllai juaj”?
“Nuk po I di unë ato gjëra a e ka njollos Kacanikun apo jo. Ka për të dalë e vërteta e kësaj histori. Mos harrojmë se më përpara Lavdërimi ka punuar në Bondsteel (baza amerikane në Kosovë) dhe ka qenë I lidhur ngushtë me amerikanët”.
“Dhe”!!?
“Edhe ma gjatë s’po di unë por po ju them që pyesni atje ku dihen këto gjëra nëse ju vetë si dini”.
“A keni probleme me autoritetet? A vjen policia për kontrolle apo për t’ju marrë në pyetje në lidhje me vëllain tuaj”?
“Jo, nuk na bezdisin. Nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpi e as na kanë pyetur. Ne na njohin dhe e dinë se me cfarë merremi”.
“Nëse Lavdrimi ju kërkon të bashkoheni me të do te shkoni”?
“Jo. Nuk kemi cfarë kërkojmë atje. Puna e jeta jonë është këtu e nuk kemi pse shkojmë në një vend ku ka luftë”.
“Lavdrimi bën thirrje në internet që të vriten të gjithë të pafetë, qofshin edhe muslimanë që nuk ndjekin ritet fetare që praktikon shteti islamik atje. Mesa shohim, edhe ju jeni të pafe sipas atyre standardeve. A keni frikë se mund t’ju vrasë edhe ju”?
“Jo. Ai nuk është kafshë. Njeri është edhe ai, prej mishi e gjaku. Por ju më mirë shkoni atje ku është dhe pyeteni vetë për gjithë këto gjëra. Ai është miqësor dhe madje di disa gjuhë të huaja. Mund të bëni një intervistë të bukur me të”.
Përgjigjet I morëm të shkurtëra e të thata por gjithsesi dicka u tha.
Në qendër të Kacanikut marrim disa opinione për rekrutimin e të rinjve në luftën e Sirisë si dhe mbi rolin e Lavdrim Muhaxherit në këtë luftë.
Ajo që dëgjojmë mes morisë së opinioneve apo dhe refuzimit për të folur të një pjese të banorëve, është befasuese. Ka një opinion fiks në të cilin Muhaxheri dhe ndjekësit e tij në front paraqiten si persona me shumë vlera në shoqëri. Kacanikas të vërtetë, të traditës që nuk dihet se për cfarë arsyesh kanë hyrë në atë rrugë.
“Pavarësisht cfarë ka ndodhur, Lavdërimi tashmë I përket historisë. Ai ka dhënë prova që është një komandant dhe lider I padiskutueshëm” – shprehet njëri nga të intervistuarit ndërkohë që një tjetër tregon sesi në luftë përkrah Lavdërim Muhaxherit janë bashkuar edhe disa prej ish-ushtarëve më të njohur të UCK-së në zonën e Kacanikut.
“Kjani Mjaku, njëri prej tyre ishte një nga patriotët dhe luftëtarët më të mirë të Kacanikut. Iu bashkua ISIS dhe ra shehid atje. Me erdhi shumë keq se e kisha mik të vjetër”- thotë ndërsa rrufit cajin tradicional me gota të vogla që serviret në të gjithë baret përreth xhamisë.
Kacaniku, qyteti me rreth 30 mijë banorë, ka marrë famën ndoshta të pamerituar si kryeqyteti I xhihadistëve të Kosovës. Shifrat e rekrutimeve nga kjo zonë janë kontradiktore dhe me pasaktësi të mëdha, me tendencën e autoriteteve për të minimizuar fenomenin dhe me dëshirën e mediave, kryesisht të huaja për të rritur artificialisht numrin. Në Kacanik mësuam se Lavdërim Muhaxheri ka përkrah tij edhe 30 xhihadistë që vijnë nga kjo zonë. E vërtetë ose jo, kjo sot ka pak rëndësi. Efekti është bërë dhe media nga e gjithë bota mësyjnë dhe kërkojnë të nxjerrin dicka nga Kacaniku, kryeqyteti shqiptar I xhihadit./ TemA
(Taulant Kopliku është autor në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. Së bashku me gazetarin Luigi Pelazza kanë realizuar disa tema të aktualitetit si terrorizmi, trafiqet, prostitucioni, korrupsioni etj.)
Ka mbet ky pordhaci nga shqiperi me ate zhaben e italis me ardhe me ivestigue ne kosove, e ta haj dreqi ket pun. postone videon pse nuk pe postoni, a po keni frike nga rraca superiore dardane 100% evropiane. ndersa keta gazetaret duken si me qen cigan te rumanis, kan ardhe me furdullek por kur perballen ne gjdo bised e rruge me djem nga dy Metra te bardhe si modela e ulin bishtin e ikin nga kaqaniku si te dhjer,
ani keti zhylit te tiranes i paska ba pershtypje treni ike ore cope injoranti te pakten te ne funksionojn trenat madje edhe ne nje qytet te pa rendesishem si kaqanik ndersa ju i keni shite per skrap bythe kali.
po ku ka me te shemtuar
me te trashe
me te piste
me te pashkolluar
me arabe edhe se vete arabet
se shqipfolesit e kososves e sidomos ata te kacanikut.
vertetojne shume thjesht teorine e darvinit qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.
PS: o daut mavria nje majmuni majmuni i duket i bukur.
kurse per ne njerezit eshte thjesht majmun
Daut islamiku meso te flasesh mire Shqipen or karagjos se na turperove racen ……
Nuk me intereson aspak ai qytet, por ju gazetaret me kete interviste qe bete e rrethanat e saj treguat se jeni te pavlere.
Sigurisht.Gjak i prishur turk.
Ky lajmi ka nja ca muaj, e kane dhene “Hienat” e programit Italia 1. Me e tmerrshme eshte kur intervistohet nje djale i ri dhe thoshte se i rrenqethej mishi nga nderimi dhe respekti per Lavdrimin. Ja, pra, keshtu rriten te rinjte shqiptare, me adhurim per prerje kokash.. Shteti duhet te ndermarre nje nisme te forte kunder terrorizmit, psh, te kape dhe te vare prej mjekrash te gjithe hixhat felliqesira qe propagandojne terrorizmin islamik..
Marri eshte per gazetaret te vizitojn kete familje,se pari aj djal eshte i moshes madhore dhe vetevendos se qka ben ne jeten e tij,e dyta eshte pse te shqetsohet familja,po ta vizitojn nje familje ne perendim,jam i sigurt qe gazetart do te perfundojn ne burg,nuk ben ta shqetsojsh familjen,mbas qlirimit te Kosoves nji kojshis i thash qysh bre jeni bashkanxhit shkaut e thirreni ne shqiptari,e djali tka vrare shqiptar,aj mu pergjigj ti duhet ta msojsh pak historin,na vetem gjuhen e juaj e folim,kurse vlla gjaku e kena shkaun,dhe me la pa koment se ashtu eshte,nqf se kthehet ky Muhaxheri ne Kosove leta xhykojn a vari qka ben drejtsija puna tyre eshte,po jo te shkojn gazetart dhe si zagar te sillen neper Kaqanik,ku familja e shkret ska kurrfar faji se ku i shkon femija,se edhe nuk jan pergjegjes se aj eshte i moshes madhore, si me ligjet e Kosoves edhe te shum vendeve si ti ben femija 18 vjet aj vete pergjigjet per te bemat e jo familja.
O Tema, jeni bere me te vertete gazzette atiKombtare, ku vetem jepni lajme per te prishur imazhin e shqiptarve si njerez si de Shqiperise, Kosoves e troveje te tjera. Si eshte e mundur kjo propagande, a toua nu veni lajme ku tregohen vlerat e shqiptarve qofshin Katolik, Mysliman apo Ortodoks. Pastaj shani politiken per perqarje, ju pjedha e tyre jeni. Ja nje lajm qe mund te publikoni p.sh.:
– Ne kete foto te fototekes Marubi eshte nje figure shkodrane me emrin Jakup Danja, i njohur edhe si Kupe Danja, nje burr i njohur Shkodran permendur në katër vilajetet shqiptare per nje gjest shume burrnor e fisnik qe kreu ne kohen e sundimit Osman aty nga mesi i shekullit XIX (19)…
Historia ndodhi kështu, Kur Kupe Danja, ky shqyptar po shkonte rrugës për në Xhami për t’u falur para Zotit lutjën e së premtës, rrugës e sipër pa nje togë Asqeresh (Ushtarësh) Osman që po argetoheshin në paturpësi, dhe dy prej tyre qe po përdhunonin me rend, nje Grue shqiptare katolike. Edhe pse i besimit Islam Jakup Danja nuk dyshoi asnjë sekond në fajësine e ushtareve turq, dhe sakrifikoi veten e i doli zotë zonjës që po c’nderohej, dhe pasi perplaset me ushtaret turq, në fund i vret të dy! Pas këtij incidenti, pushteti osman, urdhëroi arrestimin e menjehershem të tij, dhe për hakmarrje ja dogji shpi e katandi dhe ja burgosi antaret e familjës, përfshi edhe nji hoxhe në fshat që e kishte strehue.
Arshi Pipa poeti e intelektuali yn i madh i ka kushtuar nje poezi popullore shkodrane, Kupe Danjës per këtë akt të tij të drejtë, fisnik e burrnorë.
“KUPE DANJA …”
“Kû bân brryl kah Arra e Madhe
rruga e Tepes n’për livadhe
kishin ndenjë tue pí duhan
nji çaush, nji djál azgan,
bashkë me nji tjetër mâ të rí,
Turq të dy dhe suvarí.
Vjen nji grue me branavekë.
Fluturon, thue me i prekë
n’tokë pashmânga; posi krahë
letë shkon kindat tue ja rrahë
era e mbrâmes, degermís,
fjolla flokësh prej shamís
neper báll i janë përdarë…
« Mbrâmja e mirë oj nusja e mbarë!
Kam nji shoq, âsht pak qyqár!
Fort maraku n’ty e ka kapë:
lidhja sŷtë e bâ seváp! »
« Pse më lodhë, moj, kish ta dishe,
shega e âmbel devedishe!
Pse më lodhë e pse më bjerrë!
Bâhem gjarpën n’u ─ bâfsh ferrë!
Bâhem zog n’u ─ bâfsh qershí
fluturoj, mbi gem të rrí!
Ato duer, mori sulltanë
s’janë për vegjë e për gjylpânë!
Në mi dhânsh, moj, gjinj e gushë
me florinj kam me t’i mbushë,
me florinj e me inxhí,
e kam babën Kujunxhí
ja grabis, t’i bâj dhantí!»
Nalt n’minare thrret akshami;
vjen tue hjekë tespijt imami.
Ngjiten burrat prej pazari,
vijnë te pusi bri çinari.
N’patalok kû losin fmija
te bakalli, simiçija
ndrrohen gjindja tash e parë;
shkon talim nji tubë ushtarë.
Kupe Danja n’ato fjalë
vên tarabat, shkon me u-falë.
E qet rruga andej me rá,
shef me sŷ, nuk don me pá!
Shef me sŷ, vjen tue u-ndezë:
« Turp e mârre! faqe e zezë!
Kaq u-bâna, kët hatá
s’e kam ndie as s’e kam pá! »
Kupe Danja llafepaku
tha nji fjalë, e ndjeu sokaku:
« S’âsht për búrr me ngucë çarçafë,
me i rá kot të vorfnit n’qafë! »
Nuk pat sosë kur briti grueja:
« Mjera vetë qi ndodha e hueja!
Mjera vetë ndër gjithkta njerz
qi m’la turku sot pa erz! »
-Kupe Danja hodhi krahun:
« Mosni burra, pashë Allahun» !
« Dashke gjobën ti daí?
Ja kthen çaushi si n’mahí:
Kû po t’hiqet ashkel tye? »
Gjimon trimi tue shpërthye:
« Páç nishane, ngrì qofsh n’ár
i thonë erz, s’blehet n’pazár!
I thonë erz, nuk i thonë krande…»
« Kupe Danja, n’dore tânde!»
Kupe Danja doren n’brez:
« A po shkoni, faqezez? »
thot çaushi shokut t’vet:
« Bjeri qenit se na mbet! »
Mâ se s’gjati, i hoqi gisht…
« Ndihmo Zot e Jezu Krisht! »
Krisi pushka, u kuq kalldrâmi:
Kupe Danes i mbet nami.
Kupe t’dalshin mendt e krés,
çka t’u-desht ty kjo ngatrresë!
Báne hasmin tánd me qeshë
vrave turq për kaurreshë!
« Agallarë, ju mos u-hidhnoni!
Feja, fé… por âsht zakoni!
âsht kanuni qi la i pari:
mârre e dhunë s’duron shqyptari!
Më rá ndore, ndodhi grue…
Kush e kah, s’âsht punë për mue.
Se qilloj për katolik:
i ndihmoj kur âsht n’rrezik,
e kam n’Fis, s’e kam anmik.
I ndihmoj si m’ka ndihmue:
sot atij e neser mue.
Ndryshe kém Bajram e Pashkë
besë e nderë i kemi bashkë!
Kët rrezik s’e deshta i ngrati,
borxh m’u bâ… qilloj sahati.
Nuk jam trim qi bâj trimní,
nuk kam emën, pasuní.
Jerevi më ka lanë baba
kam dugâjë me trí taraba.
Po se thot as robi as Zoti
me u-poshtnue kotnasikoti,
me durue qi n’votër tande
kur t’i teket kur ti kande’
nji kopuk prej Anadollit
me t’i ba paçaver sqollit !
gjithshka ma për zemër ké,
qi pa to, e bafsha bé
kot me bâ hije mbi dhe! »
Mori fjala mal e kodër.
Qofsh e parë gjithmone, o shkodër!
Të lumtë pushka, Kupe Dane!
Kânga jote m’katër ane!
Nget bimbashi, nji harap:
« Do ta rrjepi posi sqap!
Zênje Kupen gjallë a vdekë:
ka guxue n’asqer me prekë! »
Thrret kasneci, bie nji lodër:
Qitne Kupen mori Shkodër!
S’e qet Shkodra kurr Jakupin!
se vrau t’flliqunin, magjupin!
Mbos e mbajshin ana e vet
e mban prifti njizet vjet
me fërrlik e me sherbet!
U-çue pasha e prej inati
i muer gjindt ja hallakati,
i vû zjarmin me çka pati!
U-çue prifti, vendi mbarë,
shehërlij e katundarë,
me t’ungjillit e t’Islamit,
turrevrap ju gjegjen dâmit.
Po n’at plâng e n’ato troje
mâ të bukur mbi rrenoje
ja goditën nji konak
me nji qoshk përmbi çardak.!”
Dhe nje gje per ju gazetarucket, jeni shume pak profesioniste. Sot e keni shume me pak te veshtire te gjeni lajme, (era dixhitale ben te veten). Keni pak ndenja atdhetare, dhe mos shkruani vetem lajme te zeza per Shqiprin, (e dime qe nuk eshte fushe me lule) por kemi shume vlera pozitive ku duhet ti pasqyroni, dhe mos u ndnjeni Shqiptar vetem kur luan Kombtarja qe visheni gjoja te gjithe me Flamurin Kombtar.
Pune te mbare…
Hej medet per keto jihadistat e kosoves.Keto Jane kaq trima saqe kur ja shkerdheu serbi ato motra e nana I thane Faliminderit.Jane shume’shqiptare ne kosove qe I mbeshtesin ato mjekerr cjapat por nuk e dine se fundi Po u vjen.Ne rast se heren e pare ishte America qe ju shpetoje tani as zoti ska me ju shpetu ma.Rrace mu…..I
‘