Ish-shefi i Shërbimeve sekrete: Hashim Thaçi agjent i Francës, furnizuam UÇK me armë nga Parisi

25 Janar 2016, 15:33Rajoni TEMA

Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë dokumentarin e realizuar nga Pascal Henry, një pjesë e të cilit i dedikohet edhe Afrikës së Jugut. Gazeta Express e ka bërë një përmbledhje të pjesës ku bëhet fjalë për Kosovën dhe për rekrutimin e Thaçit.

Shërbimi sekret: Republika që vepron nën hije

Në Francë, ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë. Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije.

Mbrapa mureve të këtij ish burgu, fshihen sekretet më të mëdha të Republikës Franceze. Emri i vërtetë i këtij objekti është Kazerma e Vdekjes.

Ky është objekti ku Shërbimi Sekret Francez (DGSE), punon dhe vepron. Aty është e ndaluar fjala ‘spiunazh ‘.

Ish drejtori gjeneral i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy, thotë se fjala spiunazh, përdoret vetëm nga armiqtë, ai preferon ta quaj hulumtim.

Shërbimi Sekret Francez funksionon në atë mënyrë se kur duhet të ndërmerret ndonjë aksion jashtë shtetit, ata iu bëjnë thirrje agjentëve të tyre, që është mjaft e vështirë të dihet numri i saktë i tyre.

Për ndikimin e këtij shërbimi në shtetet e jashtme, Ish shefi i shërbimit sekret thotë se ‘nëse kemi influencë, atëherë arrijmë të ndikojmë’.

Për funksionimin e shërbimeve të tilla, krijohen marrëdhënie besimi por edhe presione dhe kërcënime, vetëm për ta arritur atë që dëshirojnë. Nga kjo metodë ata nuk tërhiqen asnjëherë.

‘Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton’, thotë ish shefi i shërbimit sekret francez.

Aty ku ligji mbaron, aty fillon puna e shërbimit sekret. Rekrutohen agjentë të huaj, krijohen afërsi me personalitete politike, por edhe për interes të Francës, financojnë aksione ilegale.

Oficeri i atëhershëm hulumtues për çështje të Ballkanit, njëherësh edhe mik i Hashim Thaçit gjatë luftës, Arnaud Danjean, thotë se trajtimi i shërbimit sekret më një personaliteti të fushës politike quhet para diplomaci.

Këto aksione shpesh herë kanë çuar deri te vdekja.

Nga disa hulumtime që na i bëmë për këtë çështje, na dërguan nga Brukseli në Kosovë. Dukë kaluar nga Amsterdami e deri tek Afrika e Jugut, kemi hasur në disa shitës të armëve, spiunë dhe kriminel. Ata jetojnë në një botë ku gjithçka lejohet përderisa nuk kapen.

Hulumtimi jonë fillon në Ballkan, në ish – Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë.

Kosova ka qenë një provincë e Serbisë, e që pavarësinë e saj e shpall në vitin 2008. Atë ditë, një grumbull njerëzish janë mbledhur në qendër të Prishtinës, për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe të shpallin fitues heroin e tyre, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi, krijuesi i pavarësisë së Kosovës, ish student i drejtësisë dhe filozofisë, sot është bërë kryeministër.

Në fjalimin që e mbajti në fushatën e tij, pasi u zgjodh kryeministër, ai iu falënderua popullit të tij për këtë fitore. Por, në të vërtetë nuk është vetëm populli kosovar që e ndihmoji Thaçin të jetë aty ku është sot.

Në mesin e flamujve me shqiponjë, ishte edhe flamuri amerikan. SHBA-ja e ka përkrahur Kosovën financiarisht këto 10 vitet e fundit. Gjithashtu ajo ka investuar shumë në bazën ushtarake amerikane më të madhe në Europë, e cila gjendet në Kosovë.

Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90-ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së.

UÇK-ja ishte organizatë që luftoji kundër regjimit serb. Në krye të këtij regjimi ishte Milosevic. Lufta e krijuar në Kosovë, shkaktoi dëme të mëdha dhe la mijëra të vdekur.

Këto imazhe filluan të shihen nga ndërkombëtaret, gjithashtu edhe nga Franca. Aty filluan kontaktet e fshehta mes Shërbimit Sekret Francez dhe Hashim Thaçit. Kështu thotë personi që ka punuar në DGSE, e që ishte me numër identiteti 3635, ai quhet Pierre Siramy.

Ai ka kaluar grada të larta derisa edhe u bë Shef i Lartë i Shërbimit Sekret Francez (DGSE). Sot, ai është një pensioner, I cili ka shkruar një libër ku tregoji për sekretet e gjithë karrierës së tij 25 vjeçare si shef I lartë I këtij shërbimi. Askush deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Por, sa i përket rolit të Francës ndaj Hashim Thaçit, ai nuk është rrëfyer asnjëherë për këtë deri më tani.

‘Hashim Thaçi është kontaktuar nga reprezentuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore’, thotë Siramy.

Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.

Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.

Publikisht Qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes,  por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i pa njohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Në Rambuje, Thaçi prezantojë krahun e luftës në Kosovë.

Oficeri Hulumtues për çështje të Ballkanit në atë kohë, Arnaud Danjean, ishte ai i cili ishte mik i Hashim Thaçit në Kosovë. Gjithashtu ai ndërmjetësoi në raportet midis Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai sot është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.

Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje.

Se a ishte Hashim Thaçi pjesëtar i shërbimit sekret, Arnaud nuk foli ashtu sikur superiori i tij i asaj kohe, Pierre Siramy.

Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.

‘U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë’, thotë ai.

Kurse, Arnaud Danjean nuk e pranon se shërbimi sekret ka furnizuar me armë Hashim Thaçin. Ai për këtë çështje na tha të bisedojmë me Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Alain Richard.

Pas kësaj, ne vazhduam për te ish – ministri, Richard, por ai tha se nuk i kujtohet të ketë ndihmuar luftën e Kosovës me armatim.

Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.

Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.

‘Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës’, thotë ai.

Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.

Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm duke qetësuar palën kosovare të cilit ishin të revoltuar kundër francezëve. Ndërkohë, Hashim Thaçi filloi të takohej më fytyra të mëdha politike ndërkombëtare. Më pas, në vitin 2007 ai u bë kryeministër i vendit, disa muaj më vonë ai plotësoi ëndrrën e tij, shpalli pavarësinë e Kosovës.

Në vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të.

Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës më shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent I shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje.

Sipas njeriut qe punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent I këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit.

Gjatë kohës kur Thaçi u zgjidh kryeministër, në Bruksel u akuzua për trafikim organesh nga senatori zviceran, Dick Marty.

Marty ishte mandatuar nga deputetët europian për të hulumtuar krimet e kryera të UCK-së para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në raportin e tij qindra faqe, krimet ishin të shumta, por edhe emri i Hashim Thaçit përmendej shumë shpesh.

Në këtë raport të Dick Marty’t, ndër emrat e shumtë të përmendur, është edhe emri i Azem Sylës, ish shefi i shërbimit sekret të Kosovës.

Sipas këtij raporti, thuhet se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, kanë zhdukur gjithsej 470 persona.

Por, një raport tjetër sekret i UNMIKU’t në vitin 2003, flet për trafikim të organeve të organizuar nga UCK-ja.

‘Një raport i FBI, flet për krim të organizuar nga Hashim Thaçi në vitin 1998, thotë Marty. Ai gjithashtu thotë së UCK-ja ka qenë zyrtarisht grup terrorist.

Se a ka qenë në dijeni Franca për të kaluarat kriminale të liderëve të UCK-së, posaçërisht për Hashim Thaçi, Marty thotë se Franca ka mundur t’i dijë të gjitha këto, por ndoshta nuk ka dashur t’i dijë”.

Por, a i ka mbyllur sytë realisht shërbimi sekret francez ? Araud Danjean, thotë se nuk ka dëgjuar më herët për krimet që thuhet se i ka bërë Hashim Thaçi. /Gazeta Express.

20 komente në “Ish-shefi i Shërbimeve sekrete: Hashim Thaçi agjent i Francës, furnizuam UÇK me armë nga Parisi”

  1. kaonia says:

    Jo more c na thate , po kjo dihet ,historikish franca me serbine jane si dava miqsh te vjeter e per rrjedhoje do ta nxirnin nje lider te perbashket ne kosove.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Pierre Siramy eshte SPIUN i SERBISE kjo gje dihet boterisht.
      Ai kerkon ta godasi Hashim Thaçin dhe te krijoj trazira ne Kosove ne perfitim te sllaveve serbo-rus.
      Por ai megjithse e ka te qarte se Kosova ka dy forca te pamposhtura UCK dhe USA,prap perpiqet me kriju trazina.
      Spijun i Francezve ka qen Sal Ram Berisha i cili u kaloi serbve dhe se fundi serbet e shiten tek CIA e Elez Biberajt
      Francezet te krruj bythen se si pjerdh ma njeri.Te shikojn te vendosin kontrrollin mbi Francen se po i degjenerojn arabet.

  2. LORA says:

    Nga lajmi,nese eshte I vertete,kuptoj se H.Thaci ua paska kthyer shpinen bajgave franceze,,,historikisht ata nuk n’a kane dashur asnjehere,,,sepse jane ithtare te pandreqshem te sllaveve.
    Per mua,shume mire Thaci.

    1. Baca-Bajram says:

      Thaci mund te ket gjynahe te tjera, por s’ma do mendja te jet spiun i francezve. Keto jane lojrat e serbve qe nxisin aleaten e perhershem pro-serbe, kurven plak FRANCEN. Pse do te digjte France nje spiun kaq te rendsishem sikur te ishte nje njeri ordiner. Ky eshte nje favor qe ata perpiqen t’i bejn UDB-se per te percar shqiptaret. Franca, Kurva plak, kurve do mbetet perher dhe s’ke c’te presesh prej saj.

  3. e vertete says:

    Gjyshi i Tacit ishte Serb.Dhe nga pamja eshte 100% serb. tHACI PER PUSHTET DONTE KRIJIMIN E REPUBLIKAVE SERBE BRENDA kOSOVES.tHACI PER TI SHPETUAR GJYKATES SE hAGES KA SHITUR GJITHMONE INTERESAT E kOSOVES.

    _
    NJE SUNITtjeter, qe se ka problem te shese interesat e kombit….

    1. zz says:

      Thaci nga pamja serb? Ne Ballkan ndryshojn nga pamja e jashtme vetem turqit “greket” e ardhur nga Anadolli dhe gabelet te vendosur ne te gjithe vendet e Ballkanit te tjeret jane pak a shume te njejte nga pamja sidomos shqiptare serbe boshnjak kroate si dhe “greket ” autoktone ballkanas pra arvanitasit

  4. erri says:

    c esht kjo gjeme?
    heronjt e kombit po na dalin spiuna te t hujve!
    spiu ky thaci
    ,spiu i Zvicres ai tjetri, Rramush Karush Karadinaj,
    spiu Brace Rrugova…
    edhe ata t shqipnis krejt spiuj t perndimit jan.
    “pas bythes se cdo politikani shqiptar,qendron nje rrocke hajdari amerikan”! ky eshte postulati i shekullit.
    po c asht me e forta nuk jan vec ata me emer spiuj.
    osht krejt kombi shqiptar spiu. osht rinija demokrate shqiptare qe pasi hyni neper ambasada me 2 korrik duke u bo qen te t hujve,tash kan mor rrugt e botes duke u bo spiu te cdo te huji qe i kap per veshi.
    komb spiu qenke shqiptar
    komb spiu,
    m hu,
    hu m hu,
    qe han vec kar! jan kto vargjet me t fundit te poetit patriot shqiptar Qorr Juda nga Barmuda

  5. Kosovo* says:

    pres.Rugova kete e kishte cilesuar si agjent te sherbimeve te huaja,
    Ky njeri, eshte i rrezikshem per te ardhmen e Kosoven.

  6. cia-ja says:

    kret shqiptart jan spiju.
    edhe skenderbeu spiu I vatikanit ishte

  7. emigranti says:

    Thaci duhet te pergjigjet dhe ta denoncoje ne organet e drejtesise franceze, nese eshte I paster, perndryshe te jape menjehere doreheqje.
    Ky eshte nje turp I madh.
    Si muñd te qendrosh ne ate post te larte, bile te pretendosh per president, kur je spiun ne sherbim te nje vendi te huaj.

  8. albaniafirst says:

    Vetem nje idjot mund ti besoje ketij tipit. Se pari te gjithe ato qe kane punuar ne shebimet sekrete e kane te ndaluar me ligj te flasin per aktivitetin e tyre dhe ca me pak te nxjerrin emra agjentesh. Imagjinoni se c’do te behej ne bote po qe se te gjithe ish shefat e sherbime te tilla do fillonin te nxirrnin emra dhe histori me agjente.
    Franca historikisht ka qene kunder shqiptareve dhe mbase kjo qe shkruajne gazetat eshte ne kuadrin e fushates aktuale qe ka shperthye ne nje pjese te shtypit te huaj per te diskretituar Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk eshte cudi qe pas ketyre te fshihet Serbia apo edhe Greqia.
    Qe Franca nuk e ka furnizuar me arme UCK, kjo nuk do as mend as kalem. Ishin SHBA, Germania dhe Anglia ata qe perkrahen luften e popullit tone per liri ne Kosove, pasi kjo lufte perputhej me interest e tyre strategjike. Pamvaresisht nga kjo, ne ja dime dhe di tia dime per nder gjithe jeten ketyre shteteve qe na dolen ne krah.

  9. dani says:

    Franca e ndihmoi Kosoven i paska dhene edhe arme,Franca bashke me NATOn e bombardoj Serbine ,Franca e njohu pavaresin e Kosover nder te paret ,cjane keto fjale se kuptoj?Komentuesit duhet te jene ose bije shkiesh nga Kosova ose grko orthodhokse nga Shqiperia ,ndryshe ska si eshte .

  10. Kuq e zi says:

    Kur nje agjensi djeg agjentin e vet arsyeja eshte nje
    “Nuk bindet”
    Pyetja eshte per cfare nuk bindet? ?
    Mendimi im eshte qe thaci nuk don te ktheje borxhin e ndihmes gjate luftes besoj qe ky borxh eshte zajednica duke ditur lidhjet france-serbi
    Nje gje eshte e qarte thaci nuk behet me president me kete lajm

  11. atanas nikitin says:

    Zbulim i madh,pikerisht per te argumentuar marrveshjen per komunat serbe si tradheti re realizuar nga agjentet e sherbimeve te huaja.por mua me duket pak e dyshimte te jete agjent francez,aq me teper qe UCK te jete furnizuar nga zbulimi francez.Po pse nuk eshte furnizuar p.sh.nga zbulimi italian apo gjerman,apo nga ai shqiptar?Ose nga te gjithe ,ne bashkepunim?Aq me teper qe angazhimi francez ne luften e kosoves ka qene jo aktiv dhe i parendesishem,sa kam une dijeni.Sa kam lexuar ne shtyp,ne Bosnje ,nje oficer i zbulimit francez eshte akuzuar se i ka dhene te dhena te operacineve te Nato-s sbulimit serb.pra ,sipas mendimit tim ,nuk kane qerne fort te besueshem.A e pate gje ju Uck te armatosur me arme franceze?po,jane ndaluar ne portin e durrsit ca makina .

  12. atanas nikitin says:

    Me arme ishin ,por u kapen ne port.Megjithate ,thaci mund te pergjigjet vete.UCK me siguri qe duhet te kete bashkekoordinuar me zbulimet e vendeve te NATO-s por kjo nuk pohon se x apo y eshte agjent francez.

  13. Shqip says:

    Nuk BESOJME NE KETO “Sallata” alla Franceze….pse??
    1-Nese dikush eshte Pjestar i Sherbimit Informativ,akoma dhe del ne Pensjon e ka per DETYRE TA “Qepi Gojen”
    PER oPERACJONET qe jane kryer akoma , me keq nuk Flitet per Agjentet akoma edhe te Vdekur Qofshin.
    2-Ky i Mesiperme qe na paska qene edhe Drejtor,i di Rregullat,por ajo qe na bene Kurjoz eshte se ai tani na qenka
    kthyer ne Shkrimtar..dhe si Personazh Kryesor te “Romanit” TE TIJE PASKA Gjetur Hashim Thacin dhe Kosoven
    a thua eshte rastesi??????????EDHE Karla del Ponte na shkroj nje Roman Aventuresk per UCK-NE ::vetem dhe vetem
    per te Njollosur Luften e UCK-SE;DHE mbare Kombit Shqipetare….
    3-Hashim Thacit i duhej ne Konferencen e Rambujese te Perfaqesonte krahun e UCK:se, por ne dime se Thaci dhe pala Shqipetare ne
    pergjithesi kishin Mbeshtetjen Amerikane( Madlen Ollbreit)::Gjermane..si dhe Angleze…pra Francezet keto i dinin prandaj edhe keta “Afruan”
    Ndihmen e tyre…por per te Rekrutuar ThACIN , ne kete kohe te shkurter duket disi Skeptike, prandaj na mbetet te themi se Romani i ketij Agjentit
    Francez duket se sjelle dobi vetem per Serbet.Dime se Francezet Historikisht kane qene ne Koalicjon me Serbet prandaj nuk duhet te Besojme GENJESHTARIN E RADHES….Makineria e Propagandes Serbe eshte gjithmone Efektive Kunder Shqipetareve…lol

  14. Shqipja says:

    Kombi Shqiptar Spiuna?!!!! Nderkohe ju sufleret e leshit qe merrni kallep cfare thuhet lart e poshte dhe tirrni perralla mbi hitorite me agjetnte, jeni nje tufe me palla ne fazen e orgazmes!
    Ti E VERR-TETA PALI-KARIOLA nese po mundohesh te marresh primatin e llapaqenerise, inat te te vije por nuk e arrin dot TFG-Skatane se ai eshte specie ne zhdukje dhe unik ne llojin e vete. Megjithate per nje gje me ke bere te hyje seriozisht ne mendime te thella! Zotrote duhet te kesh ndonje dokument qe fakton qe Hashim Thaci eshte spiun perderisa je kaq kompetent ose per me teper perderisa vjen deri te ADN-ja e tij. Nga sa ti rrefen intuita me thote qe ti me patjeter duhet te jesh Spiun e sorollop Spiuni ndryshe ske si ta dish keto gjera…ne mos qofsh ndonje njeri me cilesi paranormale a ndonje qe hedh falle (se te tille tipa i goditin keto gjera). Une dua deshperimisht te te besoj verberisht ne ato qe thua sepse besoj edhe qe corben per ty e gatuan ASFALIA! Pra kjo do te thote qe kam filluar me ne fund tu besoj grekerve!!!!!
    Te shkuara Kolotrypides!

    1. e vertete says:

      Ja ke fut kot.
      Si sunit qe ske me ckrenohesh se nuk ka sunite te krenohemi si komb i versulesh Shqiptareve te vertete, jo greke a rumun, per ti bere Greke a Serb.
      Harroje agjentin per nje cast, na thuaj:
      A eshte Hashim Thaci me gjysh Serb? Pergjigja eshte po.
      A nuk eshte Hashim Thaci qe kerkon krijimin e republikave serbe , ose nuk po ndal krijimin e tyre? Pergjigje tjeter po.
      A nuk eshte ky qe me bandat kriminale te Drenices ka marre me qafe Kosoven? Pergjigja perseri po.
      A eshte pergjegjes per zhdukjen dhe vrasjen e Shqiptareve te Kosoves qe gjoja perkrahen Serbin? Besojme se po.
      A nuk eshte pergjegjes per afrimin dhe krijimin e lidhjeve me te ngushta midid Shqiperise dhe Kosoves? Po
      Agjent i Serbeve mund ta besoj por jo te Francezeve.Eshte i shitur koke e kembe te USA se e edi qe vetem Amerika mund ta shpetoje nga krimet dhe gangsterizmi i te shkuares.

  15. 0000 says:

    thuhet e skruhet per ket njeri pra thaqi . ket njeri krimi e ka pru ne politiken kosovare jo se esht kriminel po bashkpuntor i krimit qe shqiptarizmi ka pas ndoj her ku kan dor franqezat amerikanet shkijet mema shqiperi prijashto racen gjermane,jo se po zbuloj nje tregim pa ashtu ka qen ,e zuri hajnin djali i zotit te shtepis pa hiri dhe hajni prej friges u be ma i fort se djali i zotit te shtepis dhe shpejt e shpejt ja ngjiti per fyti dhe djali po bertet babo zura hajnin baba ja kthen po nshoe bre bir djali oooo bab po ky nuk po me nshon nejse perfundoj mir kjo pun jo si ne shqiperi qe kerset kallashi minut e sekond. po du me then le tja percjell emisaret e thaqit ket thenje qe mua po ma merr mendja se edhe vet po e din qe spo din po kta qe i permenda me siperr po e shtin me zor me dit , tani kush e kupton mir kush jo prap mir.

  16. Shqipja says:

    O KARIOLA e ke marre rroge edhe per kesaj radhe me sa po shoh! Une e di rrenjen tim o Rrenjedale qe identifikohesh me fe e jo me gjak! Kokrra e karit! Te shkuara Kolotrypides!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje