Herën e fundit që Michael Trost e kishte parë Aleksandër Pecin, të dy burrat ishin të shtrirë për toke në një nga rrugët e një fshati të vogël në Afganistan, duke pyetur veten e tyre mes një breshërie armësh se a ishte ky një përfundim i dhunshëm i jetës së tyre në tokë.
Ribashkimi i tyre të hënën në aeroportin “McGhee Tyson” ishte një ngjarje e lumtur, pasi Trost për herë të parë takoi ish-shokun e luftës, Pecin, të cilin s’e kishte parë që nga dita e tmerrshme e shkurtit të 2012, shkruan The Daily Times.
“Herën e fundit që e kam parë atë, ishim në fushëbetejë”, ka thënë Trost, duke shtuar: “Ne e shikuam njëri-tjetrin, dhe nuk e dinim nëse do t’ia dilnim”, transmeton Koha.net.
Ai e quan një mrekulli ritakimin me të, duke thënë se krijohet një lidhje e veçantë nga raste të tilla.
“Duke e parë atë tani… është si një mrekulli. Kjo është një lidhje që krijohet tek ushtarët kur ata janë në një situatë të tillë së bashku. Mbështeteni te njëri-tjetri, edhe nëse nuk e flisni të njëjtën gjuhë”, është shprehur Trost.
Tregimi i Trostit mund të jetë i njohur për qytetarët e Blount County, vendlindja e tij. Ai i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor, kur në vitin 2012, ai, së bashku me ushtarët e tjerë të stacionuar në Afganistan, kishin rënë në pritë të Policisë Kombëtare Afgane.
Në këtë sulm të afganëve Trost humbi gjysmën e dorës së tij të djathtë, që e la me lëndime të mëdha. Atij iu deshën rreth tre muaj trajtim në spitalet ushtarake para se të mund të kthehej në shtëpi, në Blount County.
Që nga atëherë ai është nderuar me çmimet “Purple Heart” dhe “Bronze Star”, ndërsa është nderuar edhe nga presidenti Barack Obama – është trajnuar edhe nga bejbollistët profesionalë si dhe është vizituar nga të famshmit.
Por, afër katër vjet që nga aksidenti, Trost ende nuk e kishte parë mikun e tij Pecin, ushtarin shqiptar me të cilin kishin ndarë së bashku një post ushtarak dhe një përvojë që i ka ndryshuar jetën.
Trost, një ish-anëtar i Njësisë 489 të Ushtrisë Rezervë jashtë Knoxvillet, kujtoi ditën e sulmit që ishte afër t’i merrte jetën derisa priste aeroplanin e Pecit që të vinte të hënën.
I stacionuar në një bazë në anën lindore të Afganistanit përgjatë kufirit me Pakistanin – një bazë që ishte edhe shtëpia e një njësie të vogël ushtarake shqiptare – Trost tha se ai dhe ushtarët e tjerë ishin në misionin e ashtuquajtur të “punëve civile” më 20 shkurt 2012, për t’u takuar me zyrtarët e shkollave dhe udhëheqësit fetarë në fshatrat e asaj zone.
Trost ka treguar se ai, Peci dhe një oficer tjetër shqiptar po qëndronin jashtë automjeteve të tyre, duke biseduar në fshatin e vogël të Robatit, kur kishin dëgjuar breshëri të shtënash me armë.
“E shtëna e parë erdhi drejt meje dhe më goditi në mes të dorës ”, ka thënë Trost, duke mbajtur dorën e djathtë tani në mungesë të gishtit tregues, dhe një gisht tjetër.
Përkundër që mori lëndime të rënda dhe ishte i tëri i gjakosur, Trost tregon se automjete tjera të armatosura nga prapa nuk ndalnin të shtënat, duke e goditur atë përsëri, tani në kofshë dhe në të dy këmbët.
Plumbat kishin goditur edhe oficerin tjetër shqiptar duke e lënë të vdekur, ndërsa Trost dhe Peci, pavarësisht lëndimeve të rënda, kishin adrenalinë të mjaftueshme për t’u strehuar.
“Vrapuam aq shpejtë sa mundnim, por u lodhëm para se të mund të arrinim te kufiri. Pastaj të shtrirë për toke shikonim njëri-tjetrin. Ai ishte goditur në fytyrim dhe më pyeste mua ‘a je mirë?’”.
Kur Peci më në fund arriti në aeroportin e McGhee Tyson, rreth orës 20:00, një djalosh i pashëm në vitet e 30-ta, tregoi se atij iu deshën rreth katër muaj që te shërohej nga plagët.
Fytyra e tij ende mbart një shenjë me ngjyrë kafe nën syrin e tij të majtë, vendi ku plumbi i mitralozit e kishte goditur, duke kaluar nëpër fytyrën e tij dhe duke dalë në anën e djathtë të pjesës së poshtme të nofullës.
Peci u shpreh se “është shumë i lumtur që takon përsëri Michaelin”.
“Ishte një situatë vërtetë e keqe, kur ishin së bashku herën e fundit, pasi të dy ishin shumë rëndë të plagosur”, ka thënë Peci.
Peci ka treguar se ka kaluar edhe shtatë muaj të tjerë me shërbim në Afganistan pas rikuperimit nga lëndimet.
Tani me disa përfitime ushtarake në dispozicion nga Qeveria, ai jeton së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij në Shqipëri, por është duke e shqyrtuar mundësinë që të zhvendoset në ShBA.
Trost, nga ana e tij ka thënë se do ta ndihmojë në çdo mënyrë që mundet Pecin, pasi e konsideron më tepër se vëlla, të cilit do t’i besonte edhe jetën.
“Ai është dikush që e konsideroj më tepër se vëlla. Do t’ia besoja atij edhe jetën”, është shprehur Trost.
Aleksandri PECI, e meriton pritjen prej heroi dhe vellai ose le te themi jo vetem ai por edhe gjithe atyre burrave e trimave te Forcave Speciale Shqiptare qe kontribuan ne Afganistanin e larget.
RESPEKT, MIRËNJOHJE, NDER & DINJITET per heronjte dhe ambasadoret e Ushtrise Shqiptare
Njeri prej ushtareve shqiptar ka filluar nje diskutim me policin afgan jo myslimanet jo te krishteret qe degradoi ne ofendime. Afgani vetem fene ka se gje tjeter aha… keshtu qe shkoi mori armen dhe ja permblodhi. Po te kete qene AP qe diskutoi me policin te mos hapet bythesh ne fb shume si hero po te uli koken se mori te tjeret ne qafe. Nuk eshte ndonje histori e re se keshtu bejne edhe turko-greket kur u shan janullen…edhe shpine ta djegin. Bote e mbushur me bajga.
Ha edhe nje grusht geshtenjash me shume dhe fillo historine e dyte rreth zjarrit,tiku!
Respekt per ata qe lartesojne Shqiperine!
Respekte per te gjithe anetaret e forcave tona te armatosura.
O “tiku” eja na e rruaj njehere o fekale . Arsyetim idiot komplet. Ca lidhje ka ne nje miqesi ushtaresh turket dhe greket ? Apo ta kane shtrire edhe turqit edhe greket nje ne goje e nje nga mbrapa
?
Faleminderit vucidoli por nuk jam berber dhe ti duhesh te kujdesesh vete per qimet e tuaja se po te jene ne gjendjen e trurit tend duhet te kene nevoje per shume kujdes. Rroft miqesia mes usht-aresh dhe uroj qe deshirat e tua personale me turq dhe grek te te behen realitet. Ca mendimi ke per pjesen e pare te komentit mqs ra fjala?
Te gjithe atyre qe genjehen nga Elita “Illuminati” dhe propaganda e saj duke rrokur armet per luftera e konflikte qe s’u perkasin, do t’ju dedikoja kete kenge te mrekullueshme te nje indianeje te Aemrikes(Veriore), e lindur ne Kanada(Saskatchewan), Buffy Sainte-Marie e kenduar nga Donovan Philips Leitch: https://www.youtube.com/watch?v=KjxpXyjMjzM
Thellesisht inteligjente, te besn te reflekstosh mbi luftera e masakra dhe per rrjedhoje ankthin dhe dramen shekullore te njerezimit.
Edhe te mendosh qe ishte vetem 23 vjeçe kur shkroi tekstin e kesaj kenge!
Shpresoj gjithashtu qe keta ushtare te kene nxene mesime nga gabimet e tyre.
“Universal Soldier” – Buffy Sainte-Marie
He’s five foot-two, and he’s six feet-four,
He fights with missiles and with spears.
He’s all of thirty-one, and he’s only seventeen,
Been a soldier for a thousand years.
He’a a Catholic, a Hindu, an Atheist, a Jain,
A Buddhist and a Baptist and a Jew.
And he knows he shouldn’t kill,
And he knows he always will,
Kill you for me my friend and me for you.
And he’s fighting for Canada,
He’s fighting for France,
He’s fighting for the USA,
And he’s fighting for the Russians,
And he’s fighting for Japan,
And he thinks we’ll put an end to war this way.
And he’s fighting for Democracy,
He’s fighting for the Reds,
He says it’s for the peace of all.
He’s the one who must decide,
Who’s to live and who’s to die,
And he never sees the writing on the wall.
But without him,
How would Hitler have condemned them at Dachau?
Without him Caesar would have stood alone,
He’s the one who gives his body
As a weapon of the war,
And without him all this killing can’t go on.
He’s the Universal Soldier and he really is to blame,
His orders come from far away no more,
They come from here and there and you and me,
And brothers can’t you see,
This is not the way we put the end to war.
Te gjithe atyre qe genjehen nga Elita “Illuminati” dhe propaganda e saj duke rrokur armet per luftera e konflikte qe s’u perkasin, do t’ju dedikoja kete kenge te mrekullueshme te nje indianeje te Aemrikes(Veriore), e lindur ne Kanada(Saskatchewan), Buffy Sainte-Marie e kenduar nga Donovan Philips Leitch: https://www.youtube.com/watch?v=KjxpXyjMjzM
Thellesisht inteligjente, te besn te reflekstosh mbi luftera e masakra dhe per rrjedhoje ankthin dhe dramen shekullore te njerezimit.
Edhe te mendosh qe ishte vetem 23 vjeçe kur shkroi tekstin e kesaj kenge!
Shpresoj gjithashtu qe keta ushtare te kene nxene mesime nga gabimet e tyre.
“Universal Soldier” – Buffy Sainte-Marie
He’s five foot-two, and he’s six feet-four,
He fights with missiles and with spears.
He’s all of thirty-one, and he’s only seventeen,
Been a soldier for a thousand years.
He’a a Catholic, a Hindu, an Atheist, a Jain,
A Buddhist and a Baptist and a Jew.
And he knows he shouldn’t kill,
And he knows he always will,
Kill you for me my friend and me for you.
And he’s fighting for Canada,
He’s fighting for France,
He’s fighting for the USA,
And he’s fighting for the Russians,
And he’s fighting for Japan,
And he thinks we’ll put an end to war this way.
And he’s fighting for Democracy,
He’s fighting for the Reds,
He says it’s for the peace of all.
He’s the one who must decide,
Who’s to live and who’s to die,
And he never sees the writing on the wall.
But without him,
How would Hitler have condemned them at Dachau?
Without him Caesar would have stood alone,
He’s the one who gives his body
As a weapon of the war,
And without him all this killing can’t go on.
He’s the Universal Soldier and he really is to blame,
His orders come from far away no more,
They come from here and there and you and me,
And brothers can’t you see,
This is not the way we put the end to war.