FOTOT/ Historia e dashurisë që tronditi botën!

29 Janar 2016, 13:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia e dashurisë që tronditi botën!

Romanca e tyre shkaktoi shumë probleme politike dhe diplomtaike.

Por historia e jashtëzakonshme e dashurisë së presidentit të Botsvanës Seretse Khama dhe një vazje angleze të klasës së mesme të quajtur Ruth Uilliams zgjati megjithë pengesat e shumta.

Tani për herë të parë ajo do të vijë edhe në ekranet e kinemasë.

Dy personazhet do të luhen nga aktorët David Oyelovo dhe Rosamund Pike.

Dyshja do të portretizojë marrëdhënien që u vu në qendër të krizës mes Britanisë së Madhe dhe Botsvanës, ekzaktësisht në kohën kur do të niste aparteidi.

Seretse ishte një student i edukuar në Oksford, princ i familjes mbretërore të asaj që njihej si Behuanaland, një protektorat britanik.

Në vitin 1948, në moshën 27-vjeçare, ai u martua me britaniken Ruth, 24 vjeç, punonjëse në një agjenci sigurimesh. Martesa e tyre u kundërshtua me forcë nga babai i saj dhe familja e atij.

Ai ishte princi i një tribuje dhe ishte dërguar në Londër nga xhaxhai i tij për të studiuar për juridik.

Pasi të mbaronte studimet, duhej të kthehej në vendlindje për t’u martuar me një vajzë nga fisi.

Qeveria britanike dhe xhaxhai i tij bashkuan forcat për të kërkuar nga Seretse që të heqë dorë nga gruaja e tij e bardhë, ose të heqë dorë nga kurora. Ruth Ëilliams ishte vajza e një ish-kapiteni të ushtrisë indiane, që punoi më vonë në tregtinë e çajit. Ajo pëlqente muzikën xhaz, ai po ashtu.

Të dy u takuan kur mota e Ruth, Muriel, e mori atë në një mbrëmje vallëzimi në vitin 1947. Seretse i kërkoi të kërcenin dhe aty nisi romanca. Ishte një histori e jashtëzakonshme pasioni.

Ruth duhej të kërkonte nga babai i saj leje për martesën, por ai refuzoi që të martohej me një person me ngjyrë.

Ajo nuk e kishte menduar kurrë se historia e saj do shkaktonte një tërmet të tillë, deri në pikën kur një zyrtar i shkoi në zyrë dhe i tha: “Nëse e bën këtë gjë, do të rrëzosh perandorinë britanike në Afrikë”.

Afrika e Jugut ishte gati për të prezantuar politikat e apartejdit dhe martesa e një britanikeje me një afrikan do të shkaktonte një krizë kushtetuese dhe brenda Komonuelthit. Një zyrtar nuk pranoi t’i martonte dhe ata e bënë këtë gjë në fshehtësi.

Të dy u larguan drejt Afrikës, duke menduar se gjërat ishin zgjidhur. Por xhaxhai i tij, Shefi Tshekedi mblodhi këshillin e të moshuarve të fisit dhe deklaruan se nuk e njohin Ruth-in si mbretëreshë të fisit.

Seretse dhe mbështetësit e tij e kuptuan se xhaxhai i tij, Tshekedi, në fakt donte të bëhej mbret.

Kryeministri i Afrikës së Jugut vazhdonte i tërbuar. Ai tha se kjo martesë është e neveritshme.

Me gruan e tij shtatzënë, Seretse u ftua për në Londër. Ruth mbeti në Afrikë. Ishte një kurth.

Britanikët insistuan që ai të heqë dorë nga froni. Kur refuzoi, i thanë se nuk do e lejonin të kthehej në vendlindjen e tij.

Mbështetësit e Seretse formuan një komitet dhe i dërguan një letër Mbretëreshës, duke i kërkuar që të lejojë ‘shefin’ e tyre të kthehej. Seretse u kthye, por hoqi dorë nga froni.

Në fakt ai mbajti të parat zgjedhje demokratike në vend dhe u votua presidenti i asaj që u bë shteti i Botsvanës. Çifti ka një vajzë dhe tre djem. Njëri prej tyre është tashmë president i Botsvanës.

Secretse vdiq në krahët e gruas në moshën 59-vjeçare në vitin 1980 ndërkohë që Ruth vdiq në moshën 78-vjeçare në vitin 2002./ Daily Mail/ Përgatiti Amarildo Lumani.

6 komente në “FOTOT/ Historia e dashurisë që tronditi botën!”

  1. Bayoneta says:

    Anglezet i kane inat te zinjte,kur te zinjte nuk ja u fusin anglezeve ne sume.Grate angleze vdesin per abdulin nga xhibuti me kemben e karrikes 40cm.Ne angli burrat e hane shumica ne sume dhe grate zakonisht ngopen nga zezaket dhe lloj lloj racash te tjera.edhe kjo eshte pionere e sallamit te abdylit nga xhibuti me 40cm kembe qe nga 1948.anglezet populli me i degjeneruar ne bote.

  2. Vjeshta says:

    Histori e bukur dashurie dhe vendosmërie!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje