Edhe në Athinë rritet çmimi i biletës së transportit urban

1 Shkurt 2016, 17:19Rajoni TEMA

Që prej 1 shkurtit, edhe në Athinë është rritur çmimi i biletës së linjave urbane. Lajmi bëhet publik prej Ministrisë së Transporteve, e cila ka vendosur që tarifat e reja të hyjnë në fuqi menjëherë, për të shpëtuar kompaninë shtetërore të linjave urbane “Oasa” prej falimentimit.

Sipas Ministrisë së Transportit, bileta e linjave urbane të Athinës do të kushtojë 1.4 euro, nga 1.2 që ishte deri më tani.

Ritje pësojnë edhe tarifat e transportit drejt aeroportit, bileta e së cilës do të kushtojë 10 euro, nga 8 euro deri më tani, si dhe biletat e subvencionuara do të rriten me 10 cent.

Mbetet i pandryshuar çmimi i abonesë mujore, që do të vazhdojë të jetë i lirë për kategoritë që shfrytëzojnë rregullisht mjetet e transportit masiv qytetas, sqaron Ministria greke e Transportit.

Këto tarifa kanë shkaktuar reagimin e udhëtarëve, të cilët shprehen të indinjuar nga rritja e çmimit të biletës. Ata thonë se, në kushtet e vështira që Greqia po kalon nuk nevojitet më rritja e çmimeve, pas mezi po ia dalin mbanë për mbijetesën e përditshme.

Udhëtarët kritikojnë gjendjen skandaloze të mjeteve të transportit urban në Athinë. Autobusë të vjetër dhe jashtë kushteve teknike. Mungesë linjash dhe vonesa të ekzagjeruara, çfarë sjellin pritje të gjata në stacione, thonë ata.

“Në këtë moment krize që po kalon vendi, nuk e prisnim që qeveria të vendoste rritjen e çmimit të biletës. Njerëzit janë pa punë dhe kushte të vështira”, thotë Jorgos Kutulaqias, banor i Athinës.

Të pakënaqur shprehen edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Athinë.

Edhe Sindikata e shoferëve të Transportit ka kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës. Ata kërkuan të mos ndryshoheshin tarifat. Për këtë, ata kanë paralajmëruar një grevë 5 orëshe gjatë ditës së martë, më 2 shkurt, dhe protestë jashtë Ministrisë së Transportit.

Gjithashtu, kjo sindikatë paralajmëroi pjesëmarrje edhe në grevën e përgjithshme të datës 4 shkurt, grevë kjo që pritet të paralizojë tërësisht vendin.

Në kryeqytetin helen, aktualisht lëvizin 820 autobusë urbanë, nga 1500 sa ç’janë kërkesat. Mjetet e transportit urban janë tejet të amortizuara. Në Athinë nuk janë blerë autobusë urbanë të rinj që prej vitit 2003. Situata vlerësohet alarmante, ndërsa qeveria nuk pranon ta privatizojë sektorin./ TCH

9 komente në “Edhe në Athinë rritet çmimi i biletës së transportit urban”

  1. rezart says:

    Ja edhe nje shembull nga Greqia qe paska rritur cmimin e biletes se transportit urban nga 1.2 euro ne 1.4 euro!
    Pra rritja eshte bere vetem me 0.5 % e jo 33 % qe u be tek ne!
    Per me teper CMIMI I ABONEVE NUK ESHTE RRITUR ndersa tek ne u rrit 40%!
    Ky krahasim verteton veprimin ANTI NJEREZOR te Bashkise se Tiranes,por nga ana tjeter tregon se ndersa greket protestojne per kete rritje minimale,ne TIRONSIT e vertete as qe e cajme TRAPIN per kete rritje!
    Bravo populli yne,TRIM DHE LIRIDASHES qe e CAN TRAPIN ME SHPATE NE DORE!

  2. Aldo says:

    Edhe per ca e thoni ju kete?Doni te justifikoni rritjen abuzive te ne?

  3. dfg says:

    Shikoni kete autobuzin urban grek qe konsiderohet atje si i amortizuar dhe krahasojeni me autobuzet e Kasharit dhe Yzberishit qe po t/i prekesh sediljet me dore te ze….ZGJEBJA!
    Jane prodhim i 1980-tes dhe nuk jane lare qe nga koha e prodhimit te tyre!

  4. Dhimiter A says:

    Tfgs tani do iki me biciklete

  5. tfgs1 says:

    c’behet keshtu me keta sunitet alvanose,ishte ulur ne sediljen e trete dhe nuk mjaftonte era e turkut sa dhe ne vendin ngjitur nuk ulej njeri[preferonin ne kembe] kur papritur bie kinito-ja[cel] ;
    – O Myqoooo,qysh jeni nga shtepia mire,hallo Xhemileja mire,daje Hysniu mire,femijet mire,komshia mire ,lope e qene mire,andej nga xha Beqiri mire,mora vesh se ka rene brenda Armandua[cuni i xha Beqos,bere synet me emerin e Diego Armando Maradona-s!!!]………e keshtu me radhe duke u cierr sikur te ishte ne maje te ndonje kodre kishin kaluar disa stacione………………

    1. $$ says:

      E gjithe njerrzia vuan per leke kurse ti vuan per MEND ore carac

  6. Llumi Tema justifikon bashkine e MegaHales alias “Tirona”.

    “Shume” e paska rrit greku ,edhe pse eshte ne krize te thelle.

    Po t’arrinte shqipKaramoterqiria krizen e greqise politiqent shqipkar edhe breket do jua kishin zhvatur delebagetise me DNA “shqiponje”.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Rezart te ka shpetuar veten nje gje
    Sindikata e shofereve eshte ngritur ne greve
    Dhe ne date 4 do bllokoje trafikun
    Po ne ca bejm e ngrihen 10 vete te tjeret bejne sehir
    Mire na e bejne .

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Rezart te ka shpetuar veten nje gje
    Sindikata e shofereve eshte ngritur ne greve
    Dhe ne date 4 do bllokoje trafikun
    Po ne ca bejm e ngrihen 10 vete te tjeret bejne sehir
    Mire na e bejne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje