Me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e aksesit në internet, kudo në botë u rrit edhe shkalla e penetrimit në rrjete sociale, dy ndër më të aksesuarit që janë Facebook dhe Instagram.
Në bazë të raportit të fundit të Internet World Stats, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16 % rritje krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.
Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook, raporton Monitor.
Shqiptarët e kanë 44.9 % shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31 %. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2 %.
Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5 % dhe Serbia me 50.6 %.
Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.
penetrim ?? e keni perdhunu gjuhet shqipe ne qe jetojm jasht edhe na falet te fusim ndonje fjal pa lidhje po ju si gazetar nuk u falet !!! lat nam per zote
1.3 milion analfabete funksional qe mbushin barkun me postime.
Gjysma e tyre jane profile fallco ose te dubluara…hahahah
Sigurt, sa femra dhe meshkuj kan ka 2 profila fallso per te kerkuar dashuri te re apo per ti pergjuar te dashurit.