Intervistë me Servet Pëllumbin: Ben Blushi, statujat që flasin dhe politikanët që heshtin

7 Shkurt 2016, 17:09Sociale TEMA
Intervistë me Servet Pëllumbin: Ben Blushi, statujat që flasin

Nga Luljeta Progni

 

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, flet në një intervistë për TemA TV mbi zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.

Ai është kundër nismës së Ben Blushit për zgjedhjen e kreut të PS-së, pasi sipas Pëllumbit, Rama është kryetar legjitim me fitimin e zgjedhjeve vendore.

Pëllumbi thumbon Blushin me një thënie të vetë këtij të fundit, ndërsa shprehet edhe për idenë e një shkrirje të mundshme PS-LSI.

Pak kohë më parë keni shprehur idenë e shkrirjes së PS-së me LSI-në, jeni akoma në të njëjtin mendim?

Po është e vërtetë, e kam shprehur një mendim të tillë te Roland Qafoku dhe në atë kohë unë kisha mendimin, në mars  2013 kur LSI u shkpëut nga qeverisja me PD dhe u hodh ideja e koalicionit  me PS-në në zgjedhjet e radhës së 2013-ës.  Dhe në atë periudhë, unë me të vertetë duke u nisur edhe nga njohuritë që kam në fushën e partilogjisë (?) por edhe nga dëshira që këto dy parti të majta të dala nga një trung, mund të bashkoheshin fare mirë të bënin një forcë më solide , një qeverisje me solide, pra ishte një mundësi, por fatkeqësisht sot nuk i qëndroj më kësaj sepse ka disa zhvillime që kanë shkuar në drejtim të kundërt. Si në njërën dhe në tjetrën parti ka, forca centrifugale që i largojnë dhe në mënyrë të veçantë pas zgjedhjeve vendore të 2015-s  këto forca po veprojnë me intensivisht dhe çështja është që tani këto parti kanë dallime thelbësore do të thosha unë. Nëqoftëse njëra ka pamjen dhe vepron si një firmë biznesi, tjetra po vepron si një OJF (PS). Në rastin konkret është shumë e vështirë që këto të dyja, një OJF me një parti firmë të mund të bashkëpunojnë apo të bëhen një, nuk bëhën një. Qofsha i gabuar, por unë shoh madje dhe rrezikun nëse do të çohet ose jo deri në fund ky koalicion që ekziston dhe nuk shoh ndonjë mundësi që në zgjedhjet e ardhshme ky koalicion të ripërtërihet dhe ky është një problem tjetër, ky është një shqetësim tjetër lidhur me pluralizmin politik në Shqipëri. Partitë te ne janë si arkipelagu me disa ishuj por që nuk japin e marrin me njëra-tjetrën, secili më vetë, shkëmborë si të thuash, kështu janë edhe partitë te ne.

Por në të vertetë që të kemi sistem politik duhet partneritet, dialog, bashkëpunim, dallime për çështje të tjera, por për çështje të interesit të përgjithshëm, çështje të interesit kombëtar këto parti duhet të konvergojnë, ndryshe nuk ka demokraci, ndryshe nuk kemi sistem politik demokrat.

Madje unë në një nga botimet e fundit që kam bërë, e kam quajtur pluralizmi i dytë, atje kam argumentuar që ky sistem pluralist që kemi tani është i dështuar dhe duhet të ndërtohet një sistem tjetër pluralist por me parime të tjera, me ridimensionim të forcave politike, me rritje të demokracisë direkte, me rritje të shoqërisë civile, se ndryshe demokracia te ne është e mbaruar .

Në asnjë vend nga këta të demokracisë së re nuk vazhdojnë të jenë në politikë apo në qeversje, aq më keq figura që e filluan tranzicionin  që kanë të dyja anët, është absoslutisht e domosdoshme ndërrimi i elitave, te ne është shumë urgjente dhe këtu rolin kryesor e kanë njerëzit, populli, demokracia direkte të mos pranojë. Nëse Berisha iu bëri thirrje dje avokatëve, noterëve mos pranoni, bojkotoni qeverinë, bojkotoni shtetin e krimit, shtetin e mafias, shtetin e hajdutëve etj, popullit i duhet bërë kjo thirrje: mos pranoni politikanë të korruptuar, politikanë që ju mashtrojnë, mos pranoni politikanë që ju kanë ardhur vetëm njëherë për zgjedhjet dhe nuk vijnë më, mos i pranoni!  Populli është i fortë kur është i bashkuar, pikërisht bashkimi i popullit dhe funksionimi normal i tij jashtë manipulimit të partive politike është zgjidhja, tjetër nuk ka, pra duhen iniciativa. U ngrit rinia në 90-ën, u ngrit edhe populli në 90-ën, ndërmorën aksione konkrete që e përmbysën diktaurën, një situatë e tillë afërsisht duhet edhe tani, rinia në mënyrë të veçantë brezi i ri. E dini ju që sipas një sondazhi që ka bërë Ebert me të rinjtë, 60 % e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi, ne jemi shndërruar në një komb të plakur, kur ishim kombi me 27 mesataren. Pra, nëqoftëse njerëzit nuk gjejnë dot në këtë vend kaq të bukur, kaq të pasur kaq të lakmuar ndër shekuj nga të tjerët, nuk gjejnë mundësi për të jetuar dhe per t’u zhvilluar, kjo është në radhë të parë përgjegjësi e politikës. Shikoni konkretisht çfarë bëhet, mjafton të dalësh një herë nëpër Shqipëri, të shikosh shtretërit e lumenjve, të shikosh rrëshqitjet e dherave, përrenjtë dhe lumenjtë po e marrin tokën dhe po e çojnë në det, shkoni në Divjak dhe shikoni sa është shtuar toka, por tokë jo produktive dhe realisht përse ndodh kjo, sepse pyjet janë shkatërruar, ti ke lejuar bizneset që të shkatërrojnë pyjet, duket sikur një dorë e padukshme nga jashtë nxit  politika allashqiptare (?) në të tëra fushat, ne po shpërbëhemi si komb, ku vemi, ku janë vlerat, ku janë traditat, ku ëshët historia, çdo gjë përdhoset, jo kështu nuk mund të ecet……

 

Brenda PS janë shfaqur sërish debatet. Ben Blushi po kërkon të hyjë në garë dhe pretendon se Rama është kundër garës në parti. E keni ndjekur këtë debat? Sa të drejtë mendoni se ka Ben Blushi?

Unë nuk kam asgjë personale me z.Blushi, por në rastin që shtruat ju – kam. Në vitin 2009  Blushi ndërmori një iniciativë të ngjashme, madje na atakoi  mua dhe Dritëro Agollin duke na quajtur statuja që heshtim. Pra ne jemi ca statuja që flasim edhe kaq. Dhe më kujtohet që dhashe një përgjigje ku thashë, titulli: Statuja që flasin dhe politikanë që heshtin, pra këta tipa politikanësh pasi marin një mandat deputeti për një kohë të caktuar heshtin, kur vjen puna që duhet të vënë emri përsëri në listat e ardhshme, aktivizohen. Lidhur me debatin në Partinë Socialiste unë do të thosha këtë, aktualisht janë ballë për ballë dy filozofi, filozofia që shprehet me parimin: ne edhe bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim, pra pikërisht njëri krah synon pse është shkelur ky nen i statutit, pse nuk është bërë zgjedhja, pse kryetari nuk pranon të zgjidhet, sikur nuk ka asnjë prioritet tjetër në Shqipëri apo në Partinë Socialiste, por vetëm zgjedhja e kryetarit. Kur deri sa interpretohet kushtetuta dhe ka një Gjykatë Kushtetuse që interpreton, mund të interperetohet fare mirë edhe statuti. Nëse ai nen duhet  ndryshuar, le të mblidhet kongresi dhe ta ndryshojë, por ne gjendemi para një situate të tillë që kryeministri që është edhe kryetar partie,  u votua ne 2013 edhe nga socialistët edhe nga elektorati, u votua në 2015-n, pra mori dy herë mandate edhe nga socialistët edhe nga populli, atëherë pse u dashka të bëhet edhe një votim pa u mbaruar mandati, në mes të mandatit, kur ka probleme të tjera më të mprehta, kur dihet se ka një skenar që duan t’ja ndërpresin jetën kësaj mazhorance për të kaluar në një mazhorancë tjetër me PD-në, apo  në zgjedhje të parakohëshme. Çfarë fitohet nga PS me këtë, çfarë fiton populli nga kjo, që duhet mësuar  të pres nga një mandat në tjetrin  dhe të kërkoj llogari, të gjykoj vetë dhe të mbaj shënime gjatë mandatit për këtë parti, të votojë ashtu siç duhet pra, pse të krijohen probleme të kësaj natyre, kur realisht një problem i tillë nuk ekziston. Rama, kryetari i partisë në rastin konkret dhe kryeministri nuk është i pavotuar, nuk është i pavaruar, nuk është i pa ballafaquar me elektoratin, aq më tepër që ai e ka zakon të bredh nëpër Shqipëri dhe merr kontake të shumta, pra përse duhet bërë, përse duhet shpërthyer kjo luftë brenda partisë për hir të garës? Demokracia nuk është një garë, demokracia ka një thelb, ka një mision ka një qëllim. Kjo është njëra anë.  Filozofia tjetër është filozofia pragmatiste. Pra partitë duhet të mësohen të zbatojnë filozofinë pragmatiste, nuk them që nuk duhet të mbahen parasysh parimet, por parimet duhen parë të ballafaquara me leverdinë dhe dobinë që kanë ato, të ballafaquar me realitete konkrete, me kushte kontrete dhe nuk duhet që nëqoftëse këto kushte konkrete, kjo leverdi kjo dobi të dikton diçka tjetër, nuk duhet t`i qëndrosh garës o zgjedhje o s’ka, sikur po nuk bëre zgjedhje je teknokrat je autocrat, je ç`të them unë , tornot që përdor Blushi, se si shkrimtar ai e ka më të pasur gjuhën, nuk është, duhen parë konkretisht gjërat, por ama duket që ky është thjesht një skenar që synon të devijojë këtë mazhorancë nga boshti i vet, nga reformat.

Si e shihni nivelin e demokracisë në PS-në e drejtuar nga Fatos Nano me atë të Edi Ramës..?

Në atë periudhë kam qënë edhe unë aktiv dhe ne institonim shume tek demokracia e forumeve.  Kjo kishte vlerën e vet, sepse kjo demokraci mbështetej edhe nga baza e partisë, pra përfaqësimi me forume, me struktura. Por ka edhe një lloj tjetër demokracie, ajo e kontaktit me njerëz, kthimi i partisë  në një lëvizje  që i drejtohet jo vetëm anëtarëve të partisë por edhe popullit, pra kontaktin më të drejtpërdrejtë me popullin. Marrim si shembull fenomenin e lindur në Spanjë, Podemos.  Është një parti që lindi si alternative dhe kërcënoi me vota dy partitë tradicionale. Podemos nuk është një parti e mbyllur ku kryetari zgjidhet ose ka peshë. Jo atje është ndryshe, është parti e hapur  ku pjesëmarrja aktive e njerëzve masivisht, vendos për linjën e partisë. Pra është një lëvizje masive që përfshin  masivisht popullin dhe këto janë partitë e modelit të ri, të modelit të demokracisë së re.

Njerëzit kërkojnë demokraci të hapur dhe jo të mbyllur siç janë partitë tona. Tek ne është ndryshe. Politikanët kanë frikë nga referendumi. Politikanët tek ne kanë frikë nga vota. Pse kanë frikë nga vota. Pse kanë frikë të dëgjojnë fjalën e thënë nga populli përmes referendumit. Kjo është pika ku duhet investuar dhe jo tek partitë e mbyllura, me demokraci me dyer të mbyllura.  Pra në kohën e Nanos ishte një demokraci strukturash dhe në atë kohë e kemi lavdëruar.

Nga ana tjetër për sot do të thosha se demokracia në PS sot ekziston dhe fakt për këtë është Ben Blushi i cili ka rreth nëntë vjet që del herë pas herë kundër dhe nuk përjashtohet.

Doli Mimoza Hafizi dhe e mbrojti,  është normale dhe mund të dalin edhe të tjerë. Por ndërkohë duhet të flasin edhe të tjerë, të japin argumente por në funsksion të interesave të popullit dhe jo të interesave të tyre. Ta zëmë se do bëhen zgjedhje dhe aty zgjidhet kryetar Ben Blushi. Atëherë ç’do bëhet me qeverisjen? Rama që ka marrë mandatin dy herë nga elektorati ç’do bëhet me të?

Blushi bëhet kryeministër…?

Jo sepse Rama është votuar nga elektorati i tij por është votuar dy herë nga populli. Pra unë mendoj se demokracia nuk duhet parë tek normat statutore, por duhet parë në efiçencën e saj dhe efektivitetin e saj. Duhet parë aq më tepër kur kemi të bëjmë me skenar siç u duk dje në parlament. Në fjalimin e tij të djeshëm Berisha kërkoi llogari pse Rama nuk pranon garë në PS. Shqetësohet kështu Berisha kur në partinë e tij kurrë nuk janë bërë zgjedhje dhe Berisha e di mirë këtë. Edhe tani që është zgjedhur Lulzim basha një politikan i ri, Berisha i bën hije dhe kërkon ti imponojë çdo vendim. Berisha kërkon ti thotë shqiptarëve jam unë sërish kryetar partie, sepse çfarë të them unë do të bëhet. Ku shkojmë ne me këtë politikan aq më tepër kur kemi të bëjmë me prapavija të tjera politike të cilat bëhen shumë të dëmshme për kombin e të ardhmen e tij.

14 komente në “Intervistë me Servet Pëllumbin: Ben Blushi, statujat që flasin dhe politikanët që heshtin”

  1. Kola says:

    Ka ardhur koha e politikaneve te paskrupullt. I perket PS qe keta aventurire qe luftojne vetem per kolltukun e jo per permiresimin e niveleve jetesor te popullit, t’i flake jashte me neveri. Kane 25 vjet qe po e luajne kete komedi te peshtire Benerit e legenerit. PS nuk eshte prone e asnjerit prej te dyve dhe kjo u duhet bere e qarte te dy sharlataneve

    1. adi says:

      nuk i kisha dhene ndonjehere rendesi ketij ,po paska qene legen e shkuar legenit.
      a) nese nano do kishte vepruar si edi rama sot kryetar partie do ishte akoma nano e ti do kerkoje zgjedhje sic kerkoje dikur.
      b) ky legen thote se ka gjera me te rendesishme sot se te beje zgjedhje per kryetar PS. por kur konkuronte majko kunder nanos , shqiperia si shtet ishte ne nje emergjence historike e megjithate zgjedhjet u bene.
      c) ky legeni thote se rama u votua nga populli por haron se kur nano ishte kryeminister PS e vetme mori gati dyfishin e votave qe mori rama ne 2013 e megjithate zgjedhjet per kryetar partie u bene.
      d) ky legeni thote se ramen e votoi populli dhe nuk ka nevoje ta votoje PS. por haron se ne zgjedhjet e 2015 PS ra me 18% krahasuar me 2013.nderkohe qe LSI u ngrit frikshem. a mund te na thote ky se nese PS vazhdon renien por Meta me Bashen e Berishen per nderin qe ju ben ne shkaterimin e PS e mbajne akoma kryeminister prape ne PS nuk duhet te behen zgjedhje???????????
      e) ky legen genjen dhe per PODEMOS ne spanje. se ata nuk e kane ne statut qe duhen bere zgjedhjet per kryetar pra nuk po shkelin asnje nga ligjet dhe regullat mbi te cilat u krijuan.
      perfundimisht shkrim justifikues i denje vetem per ndonje ish shofer te g99 qe tani eshte doganier.
      TURP PROFESOR!!!!

      1. Dielli mbi Korab says:

        Profesor Pellumbi eshte nje nga intelektualet ma te ndershem dhe politikanet ma te afte qe ne kemi dhe qe jane nje thesar i çmuar qe duhen vlersuar dhe respektuar.
        @ adi
        Degjoje komplet intervisten dhe do ta kuptoni kthjelltesi dhe analizes e perkryer qe ai i ben gjendjes dhe faktoret qe pengojn progresin e Shqiperise.
        Faleminderit qe flisni Zotni Pellumbi.
        Qofshi i nderuar tan jeten

      2. qyteti says:

        shko pirdhu o Fatos me gjithe sarakacanet e tu

      3. Arber says:

        adi, Nano humbi zgjedhjet dhe i la vendin Edit, por ne vend qe ta ndihmonte kryetarin e ri u largua nga PS dhe u be bishti i qenit i Sali Berishes, qe e kishte kalbur ne burg. Eshte shume normale qe Asamblea apo kongresi i PS te mbildhet, te beje bilancin e dy viteve ne pushtet dhe te korigjoje statutin e ngurtesuar, sipas kushteve kur nje Kryetar I PS fiton mandat qeverimi s’ka pse te hiqet se do nje karrierist i perkedhelur si Blushi, por te mbaroje mandatin. Nese i humb zgjedhjet do te ike dhe del nje kryetar i ri.

    2. Hysni Dajaku says:

      Kete e quajne SERVET?,,SEFRET?,,SEVRET?,,SERFET?SREVET??
      Sa here ka ndonje gje qe nuk shkon del ky nga “kafazi”edhe I keput nje shpjegim allashqiptarce.

  2. SH.K says:

    Per PS ne kongres ka 3 alternativa:
    1.-‘Kongresi i vazhdimesise’ qe do e çoje kete subjekt katandisur si ‘Rosinanti’ qe i kane dale brinjet e qe duan tja hipin tere ‘donkishotat,—drejt vdekjes ne zgjedhjet e ardheshme!?
    2.-Nje alternative ‘imagjinare’ antishqipetare ‘zgjedhja e KRYE.ARIT shkrirja si akullore e saj e vendi pa qeverrisje e pa reforme elektorale ku anarkija do zevendesohet nga kaosi!
    3.- Alternativa qe duhet popullit elektoratit e mbi te gjitha antaresise do te ish:Rames te dyja kembet ne nje kepuce,partise ti drejtohej timoni ‘MAJTAS’,qeverrija reformim radikal ne strukture e ne njerez mbi bazen e meritokracise ,moralit e shqipetarizmes nga mosha 35-80 vjeç e jo bi bazen e 50 perqind femra e ‘kunguj Dhjetori’,ndeersa Blushat duhet te dalin jashte ‘PA KEPUCE’ qysh ne fillim te punimeve ku pika e pare e rendit te dites te jete ndryshimi i statutit.Paresi do jete reforma urgjente e sistemit radikal elektoral ku tere kjo politike te iki pas 25 vjetesh ne shtepi me qe nuk shkojne ne burg se skemi as shtet e as drejtesi.Po ashtu te analizohet ‘kohezioni i kesaj te ashtuquajtur shumice qe nuk eshte e smund te jete shumice POLITIKE per te bere reforma!
    Sa i takon Servet Katovices eshte nje prej ‘bufavet te kenetes qe kane krijuar vete 25 vjet nen kryesine e perdhunuesit te partise çobanit Nano!

  3. e vertete says:

    Ky dhe Zabit Broka , prortotipet e enverizmit. Ky ende shikon te ardhmen me LSI ne, te shkrire ne nje parti me PS’ne. Tipik komunist i pandreqshem qe nuk i ben ben pershtypje fakti qe LSI eshte nje kancer qe duhet eleminuar nhga jeta jone shoqerore dhe politike.Por si i pandreqshem dhe e keqe e se shkuares do ta mbaje gjalle ate kohe me cdo kusht.


    Mjere ne , per sa kohe te jene keta gjalle ketu sndryshon asgje.

  4. Zani T. says:

    Plotesisht te argumentuara e plotesisht te drejte Prof. Serveti, madje si rralle here ne prononcimet me te fundit. Kjo deshmon se PS-se, perkunder viteve te para te formimit te saj, kur u be kujdes per formimin e politikanve te rinj e, ne teresi te partise, tanime as qe i bihet ketij krahu fare. Mungojne auditoriumet, analizat per tendencat bashkekohore te demokracise e, posacerisht te se majtes, cfare trajtojne forumet e tyre nderkombetare, cilat jane pervojat boterore te se majtes, modele liderash ne qeverisje apo ne opozita dhe nje sere ceshtjesh te tjera, si koalicionet, fraksionet etj.
    Ndonese pak me vonese, po tani, me kete prononcim, duhet t’i jape fund gam-gamit te vet te paarsyeshem, fetishizimit te nje neni te (nese) te statutit, thene me shqeto, populli ne keso rastesh thote afersisht keshtu: te shkosh per shkarpa. Dy here kandidatit s’i mbetet gje tjeter vec te rizgjohet ne ndonje veper tjeter “me forcat e familjes”. Prsh Prof.

  5. Gazi says:

    Profesor S. Pellumbi e ka gabim. Fitoret ne dy zgjedhjet e fundit nuk do te thone qe statuti i PS s’duhet zbatuar. Ka fituar kualicioni i majte, por nje anetar parlamenti ose anetar i Keshillit Drejtues te PS, si Ben Blushi, apo kushdo tjeter ne PS ka te drejte ta sfidoje Edi Ramen per programin dhe stilin e qeverisjes. Ka precente ne bote per kete gje. Vjet ish-kryeministri I Australise Toni Abot, pas dy vjetesh qeverisje, u sfidua nga ministry i tij i Informacionit Malkolm Ternbull, dhe e humbi postin ne votimin qe u be ne grupin parlamentar te Partise Liberale ne pushtet.
    Serveti mund te kete ndonje konflikt interesi qe mbron Ramen dhe justifikon shkeljen e statutit te PS.

  6. Korcari USA says:

    Zoti Pellumbi tregoi dhe njehere qe eshte nje xhakete e vjeter dhe nje statuje qe flet me nje kasete te rames ne vend te mendjes dhe gjuhes.Ashtu dhe si sozite e tij Ruci dhe Dokle ne vend qe te jene flamurtaret e pare te zbatimit te statutit quraviten e zgerlaqen vetem ne mbrojtje te vegjetacionit te tyre e pasardhesve .Ata e dine shume mire se nje qendrim pro Blushit i katandis ata ne kostume e kepuce pa vlere dhe pikerisht kjo e vertete te ben te shikosh se ku eshte katandisur PS -ja.Kur keta te ashtuquajturit korifej te PS bejne interpretime te statutit sipas oreksit te Kryetarit cmund te presesh nga antaret e theshte .Profesor athua se ti nuk e di qe statut do te thote Ligj,Urdher,Vendim,detyrim,per cdo antar te partise dhe se vetem kongresi mund te interpretoje ose ta ndryshoje ?sigurisht qe ti e di ashtu si ce di dhe qe per 7 vjet Rama ka uzurpuar Partine .Si mund te thuash ti qe po te humbase Rama do te vije qameti ne parti e ne Shqiperi,Turp profesor

  7. alphade says:

    Pershendetj PROFESOR PULLUMBI !!! Nje interviste plot argumenta, si gjithemone kur flisni Ju liderazgu socialist duhet jo vetem t’Ju degjoje por te mbaje edhe shenime ne kuptimin e vemendeshmerise. Anarkizmit shqiptar i fomentuar nga binomi Nano -Berisha me sa duket po i vjen fundi dhe vendi po futet neshinat e shtetitketo dy vjetet e fundit…!!! Kam idene qe Shqiperia dhe shqiptaret ta kuptojne dhe ta vene ne praktike kalimin
    nga ”demokracia representative” , ne ”demokracine deliberative” dhe nisma e kryeministrit keto muajt e fundit deshmon per kete. Une kam qene
    jam dhe do te jeme kurdohere partizan i3 ceshtjeve :
    1-Presidenti te zgjidhet ngapopulli, me referendum.
    2-Deputetet te mos i zgjedhe me lsten qe perpilon kryetari i partise, por nga propozimet e popullit ! Te fitoje me i miri, me dashuri,me indershme,qe ka simpatine e popullit
    3-Rotacioni ne parti, nje domosdoshmeri, ndryshe lideret i pret ”kulti i individit’!
    Se fundi , po qe se ish-pushtataret e djeshem dhe ata te sotmit,sidomos Berisha dhe klani i tij vrases e hajdut nuk ndeshohet duke u perballar me
    drejteine Shqiperia nuk do eci perpara…! Rama kete nuk poe ben dhe ky eshte gabimi i pare dhe i fundit i Rames .! Nuk do behet ”kiameti” sepse
    del para gjyqit nje njerisi Berisha ku mbi te rendon nje malbTomorri me krime e abuzime’!!!!Cfare ndodhi ne Kroaci ? Cfare ndodhi ne Rumani ???
    Agje ! Asgje fare !!! Kryeministrat tash jane ne qeli vetem per abuzime , ndersa Saliu i ka bere te gjitha…!!!
    Z. Kryeminister, se fundi Ju them me plot respekt se me ”NOLIZEM” nuk zgjidhen problemet e renda e te thella te Sqiperise e popullit shqiptar…!!!

  8. e verteta says:

    Cudi komenti im qysh dje ende nuk eshte aprovuar edhe pse brenda rregullave. Pse keshtu Tema?

  9. Shqip says:

    Is gjithmon I sakte I madhi Servet Pellumbi. Politikanet e tipit Blushi-Dade-Islami-Nano-Meta-Hafizi-Berisha- Basha- Topalli e te there qe Jane ne parlament vetem per interesat e tyre duhet te zhduken, se bashku me bashibozuket e ashtuquajtur aleatet perendimore e Eurogropes. Ne vend te tyre duhet te vijne te rrinjte dhe ATA qe mendoj even per POPULLIN.
    Modelit te Greqise te pasuar nga Spanja I ka ardhur koha. Perpara o shqiptare se ju mori lumi e ju perpiu Oqeani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje