Beogradi nga sytë e taksistëve

8 Shkurt 2016, 11:42Rajoni TEMA

Nga Emma Krstic

Zakonisht nuk udhëtoj me taksi, por për shkak të një lëndimi në këmbë disa javë më parë dhe dhimbjes që më la, mu desh një i tretë që të shkoj nga pika A në pikën B. Nuk ia vlen të themi, se kam marrë shumë taksi në muajin e fundit dhe tani kam një grumbull kartëvizitash të shoferëve, që më kanë rezultuar shumë të dobishme për çdo lloj udhëtimi apo guide në qytet.

Ivan ishte i pari që më mori. Ngaqë ka jetuar në Beograd gjatë gjithë jetës, ai pretendon se është shumë i zoti me rrugicat dhe siç duket në rekomandimin e kafeneve. Kështu zbulova rreth Uzitak, një kafeneje moderne dhe të gjallëruar ku mund të zgjidhje përzierje të ndryshme dhe një tjetër vend të preferuar të tij si Pastis.

Këtu, duket se mblidhet çdo mëngjes një grup njerëzish që lexojnë gazetën dhe një grup tjetër takohet çdo mbrëmje pas pune për nga një gotë. Ai tha gjithashtu se ndërsa ushqimi te e famshmjaKafana Question Mark ishte më i miri – veçanërisht për çmimin – kafeja e tyre turke është gjithashtu shumë e mirë.

Nikola ishte një tjetër shofer për t’u mbajtur mend dhe dinte gjithashtu shumë rreth panoramave të qytetit. Vizitorët shpesh shkojnë drejt e në Kalemegdan, për të parë bashkimin e Danubit me Savën dhe për një pamje panoramike të periferive të Beogradit, shpjegoi ai. (“Është e zakonshme që të rinjtë dhe çiftet të shohin perëndimin e diellit atje”).

Por ai beson se pamja nga Brankov, ku horizonti i qytetit – të vjetrit dhe të riut – shfaqen më së miri. Bie dakord me të. Nga të dyja vendet, ai thotë se spektakli është gjithashtu më i mirë në dimër, kur ka më shumë ngjyra vjollcë dhe blu.

Ai gjithashtu rekomandon Caruso, një restorant në kat të 8 në zemër të Beogradit, si një tjetër pikë nga ku mund të shihet më së miri qyteti.

Një tjetër shofer, Milan, u bë shpejt një ndër të preferuarit për argumentet e tij mbi politikën dhe jetën; për faktin se ka një punë të dytë si producent muzikor dhe sepse di disa gjëra si të kursesh ca para. Për shembull, nëse preferoni të shihni një film, shkoni te Tuckwood Cineplex, ku është më lirë se në çdo kinema tjetër dhe ku, ndenjëset janë ende të rehatshme dhe audio e mirë.

Gjithashtu, nëse ju duhen artikuj shtëpiakë, qendra Otvoreni trzni në Beogradin e Ri, e njohur nga vendasit si “buvljak” (tregu i lirë), ia vlen të vizitohet. Ndërsa shitësit ambulantë ekspozojnë mallrat e tyre në trotuar, ndërsa artikujt brenda tregut janë kryesisht të lira. Ata kanë çmimet më të lira se shumica e dyqaneve.

Kjo shumëllojshmëri rekomandimesh është kryesisht vetëm maja e ajsbergut dhe ndërsa unë po i njoh më mirë taksistët miqësorë të Beogradit, duket se ata po më njohin edhe mua mirë gjithashtu. Së fundmi, i ngrita dorën një taksisti në rrugë në vend që të thirrja një nga “të zakonshmit” e mi dhe ai më pyeti, “Si u bë këmba jote?” Ndoshta është koha të rifilloj ecjen.

8 komente në “Beogradi nga sytë e taksistëve”

  1. Dasareti says:

    Shume artikull(lajm)”interesant”!!!

  2. vlonjati says:

    Shkrim kot fare, pa asnje lidhje me realitetin tone, me problemet tona dhe me shijet tona, thjeshte nje guide e rendomte turistike serbe. Kohe e humbur .Kush ka paguar qe te botohet ky shkrim?

    1. Dervish Malluta says:

      Pozita gjeografike e Beogradit oshte e bukur, e mira oshte qe ka boll pela serbe per te qire, e posaqerisht ne lokalet e Hotel ‘Mockba’, ne bisrot ‘Crveni Petao’ apo ne rrugen ‘Skadarlije’ , duhet pas kujdes qe Beogradi oshte fort i infektuar me gonorrhoe, triper apo
      thriller!

  3. A says:

    Shume shkrim interesant i pare nga nje kende veshtrim thjeshte turistik, ku me nje te lexuar meson shume gjera te shpejta qe ka interes bje vizitor ne Beograd.

  4. undefined says:

    Beogradin e kom pa per here te pare me 1987 eshte qytet shume i bukur dhe modern mund te thuash pa frike me i bukuri ne Ballkan

    1. “me i bukri ne ballkan”

      Ej ,lajthite vlla?

      Cdo qytet ka bukurine e tije por Ti mund te thuash “pa frike” e jo ne te tjeret.

      Nuk e di me ca syri e ke pare ti ,me ate pa xham apo me ate me xham por di te them qe sipas syrit tim Beogradi ka pamje tipike te nje qyteti KomunistoLindor.

      Pamje moderne europiane ka Zagrebi dhe Ljubljana.

      Athinen se kam pare ndonjehere por njerzit qe e kan vizituar (ata qe njoh un) me kan thene qe s’kishte asgje speciale,te bente pershtypje vetem madhesia e saj !

      Beograd,Podgorice,Sofie,Shkup,Tirane jan tipik qyteterim komunistolindore.

      Po vecoj dy qytete ktu ,Stambollin ( qe per nga historia,rendesia dhe madhesia nuk mund te krahasohet me lagjet beograd,sofie,tirane,shkup.

      Megjithate , sipas syrit tim eshte qyteti me i bukur ne Europe,kjo gjithmon sipas gustos sime.

      Dhe qyteti i dyte eshte Sarajeva,ndoshta ngaqe eshte nje ministamboll por mu me pelqen shume.

  5. nje gjykues i drejte says:

    Dervish Mullata , enderon te hakmerresh ndaj serbeve duke q.re ndonje piç.e serbe , sepse serbet te kane q.re ty dhe racen tende per shekuj e shekuj me rradhe . Sidoqofte , do te mbetesh ne kuadrin e endrave e deshirave .

    1. Dervish Malluta says:

      @gjykues, jo gabim e ke, ne ishim ata qe qime sebashku me osmanet, serb e grek gati 5 shekuj, sepse ata ishin ‘Raja’ jone, edhe ti duket se je nji produkt i mallutave tona, atebote ne ishim beglere e pashallare dhe e qishim te gjithe Ballkanin, ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje