Bradley Stocker në Britaninë e Madhe u telefonua nga kompania e shpërndarjes se telefoni i tij iPhone 6 sapo ishte dorëzuar.
Por ai tha se askush nuk trokiti në derën e tij.
Për të qenë i sigurt ai pyeti fqinjët nëse kishin marrë porosinë në vend të tij.
Por askush nuk dinte gjë.
Kompania nga ana e saj deklaroi se ishte firmosur edhe formulari i dorëzimit, duke lënë të çuditur blerësin, Bradley Stocker.
Por fatmirësisht ai kishte instaluar kamerë në hyrjen e tij ku zbuloi të vërtetën.
Korrieri kishte ardhur para shtëpisë së tij dhe ishte afruar te porta, por në momentin e fundit ishte kthyer duke marrë me vete celularin.
“Korrieri vodhi celularin tim. Jam shumë i mërzitur pasi nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, tha 39-vjeçari.
Kompania e shpërndarjes tha se do t’i dërgojnë një telefon tjetër, por më parë duhet të konfirmojnë që porosia e parë është vjedhur.
KESHTU NDODH KUR KORRIERI ESHTE ARABITH MUZLLUM AN.