Arrestohet 76-vjeçari në Kamëz, do vriste të birin

13 Shkurt 2016, 16:33Kronika TEMA

Një krim në familje është parandaluar këtë të shtunë në Kamëz, me policinë që ka vënë në pranga dy persona.

Burime policore bëjnë të ditur se, uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Lutfi Drazhi, 76 vjeç, pasi kishte planifikuar të vriste të birin.

Sipas burimeve, për të kryer krimin në fjalë, Drazhi e kishte blerë armën 10 ditë më parë nga shtetasi Uzri Shira, i cili ka përfunduar gjithashtu në pranga.

Burimet policore shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të dy të arrestuarve, nën akuzat respektive të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “shitje armësh zjarri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje