Policia e qarkut të Vlorës ka bërë të ditur rrethanat sesi u vra nga një grabitës, 43-vjeçari Pajtim Shehu në fshatin Shkallë të Sarandës. Sipas saj:
“Më datë 13.02.2016 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, rreth ores 03:00 është marrë njoftimi se në fshatin Shkallë është vrarë me armë zjarri një person.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se një person i paidentifikuar ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit A. B. në dalje të fshatit Shkallë.
Pronari i lokalit që ka edhe banesen ngjitur me lokalin ka dëgjuar se dikush ka hyrë në lokalin e tij dhe ka njoftuar një bashkëfshatarin e tij për ndihmë, shtetasin P.Sh.
Gjatë momentit që bashkëfshatari po shkonte për ndihmë, personi i paidentifikuar ka qenë duke u larguar nga lokali nga ku kishte marrë rreth 10,000 lekë të rinj (monedha) dhe në anën e pasme të lokalit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin: P.Sh. 44 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur.
Autori i ngjarjes është larguar menjëhere pas kryerjes së krimit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.
Deri më tani, Policia ka shoqëruar 19 persona si të dyshuarit kryesorë në atë zonë si dhe ka bllokuar një automjet i cili mendohet se mund të ketë lidhje me autorin dhe ngjarjen.
Strukturat e Policisë, specialiste kriminalistikë dhe të krimeve të rënda të Policisë Vlorë, janë duke punuar për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit”.
Po makina ku u gjend or gazetar!!!!!!