Gjyqtari Rasim Doda në sallën e gjyqit: Ja kush do të më godasë

12 Shkurt 2016, 19:33Kronika TEMA

Ndërsa akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të “korrupsionit pasiv”, ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, u hodh në sulm ndaj organit të akuzës, duke e quajtur procesin gjyqësor si goditje te organizuar nga zyrat e shtetit.

Me këto pretendime u mbrojt këtë të premte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjyqtari Doda, teksa akuzoi edhe kreun e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, se është ai ideatori dhe skenaristi i këtij procesi gjyqësor, raporton Vizion Plus.

Më tej, i akuzuar Doda tha në sallën e gjyqit se përgjegjës për këtë situatë është Çela, ku ai ka humbur një proces gjyqësor për disa prona dhe, pjesë e trupit gjykues ishte gruaja e Rasim Dodës.

Dhënia e këtij vendimi sipas ish-gjytarit, ndikoi drejtpërdrejt që, Çela të niste një sulm personal familjes se tij.

Duke parë se procesi nuk po ndiqte një rrjedhë kronologjike të ngjarjes, prokurori Gentian Osmani i tërhoqi vëmendjen trupit gjykues se, i akuzuari po i shmanget procesit duke përfshirë persona që nuk janë pjesë e hetimit.

Prokurori e akuzon ish-gjyqtarin e Sarandës, se në këmbim të vendimit në favor të shtetasit Hasan Bushi ai i ka kërkuar 80 milionë lekë.

Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka bërë të ditur vendimin gjyqësor, i cili do të ishte në favor të Bushit, ku bëhej fjalë për një çështje pronësie.

Seanca u shty për nje date tjetër dhe pjesë e hetimit do të jenë përgjimet që i janë bërë gjyqtarit Doda gjatë periudhës 21 prill të 2015.

1 komente në “Gjyqtari Rasim Doda në sallën e gjyqit: Ja kush do të më godasë”

  1. Kriminelet e Drejtesise e kane vendin ne burg says:

    Skandalet e ketij lloji te gjykatave nuk kane te sosur dhe jane te pafundme.
    I njejti rast ka ndodhur edhe ne Gjykaten e Sarandes ku me vendimin nr.370 dt.10/6/2002 trupi gjykues me Thanas Merkurin,Rasim Doden dhe Ketra Bajramin ne bashkepunim me Lumturi Ratkocerin(perfituese nga ky vendim si bashkepronare me paditesin Luan Leka) ish kandidate per deputet ne v.2013 pe Aleances Kuqezi te Kreshnik Spahiut u ka marre pronen ketyre personave te fshatit Borsh te Sarandes,pa dijenine e tyre dhe pa rrezuar aktet e fitimit te pronesise :
    1.Vullnet Gjokes 3000 m2 truall te fituar me Vendim te KKKP te vitit 1995
    2.Feride Mekshit 1812 m2 truall epemtore te fituat me ligjin 7501
    3.Yllka Kacit 423 m2 truall te fituat mw ligjin 7502 etj.
    4.Cano Noges 241 m2 toke are te fituar me ligjin 7501
    5.Ruzhdi Mezinit 184 m2 truall te fituar me ligjin 7501
    6.Perlat Fejzos 172 m2 truall te fituar me privatizim
    7.Vito Ymerit 187 m2 truall
    8.Xhafer Isufit 252 m2 truall te fituar me VKKKP
    9.Behar Duros 373 m2 truall te fituar me ligjin 7501
    10.Petref Leka 257 m2 truall te fituar me ligjin 7501
    11.Matjan Lekes 254 m2 truall te fituar me ligjin 7501
    Keto te dhena mbeshteten edhe nga shkresa nr.697/3 dt.07/07/2015 e Zyres Regjistrimit Pasurive Paluajteshme Sarande drejtuar Zyres Permbarimore Sarande.
    Pra Gjykata si ne Kruje dhe ne Sarande u vjedh pronat qytetareve ne bashkepunim me paditesit,avokatet e tyre dhe eksperter e gjykates duke shkelur rregullar ligjore me elementare,pa i thirrur ne gjykim dhe pa rrezuar apo cfuqizuar aktet e fitimit te pronesise.
    O popull ruani pronat tuaja duke bere cdo tre muuaj verifikimin ne hipoteken tuaj ku keni rregjistruar pronen sepse dikush me vendim gjykate mund tju kete vjedhur prinen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje