Shqipëria i dhuron tank Jordanisë

11 Shkurt 2016, 18:14Kronika TEMA

Qeveria shqiptare do t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku.

Në mbledhjen e datës 3 shkurt, qeveria miratuar vendimin për “Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.

Dita mëson se tanku është i llojit T-59.

Lloji 59 është një kopje e famshme e tankut T-54/55 të prodhuara nga Kina pas marrjes së licencës nga Bashkimi Sovjetik.

5 komente në “Shqipëria i dhuron tank Jordanisë”

  1. Tironci says:

    Gallate.
    Por ce duan ata kete tank, apo ta shkrijne per hekur dhe ta bejne shufra per ndertim?
    Me sa duket mbreti i Jordanise qenka zhyt ne borxhe dhe ska leke me ble hekur me ndertu shtepine per cunin tjeter.
    Kur ta marri mbreti duhet ta kontrolloje mire se mos ka ndryshk, ose se mos ka pas karambol dhe e kane stuku e ly qe se merr vesh mo, si dhe te shofi se a i sofjon motorri se besoj do ja kene ul pak kilometrat. Shqiptaret per tregti mjetesh ta shesin sapunin per djath.
    Po garanci kilometrash do i japi ministria e mbrojtjes ?,
    Kur te futet mbreti i Jordanise ne tank do e shijoje aromen e urines se ushtareve shqiptare dhe do frymezohet se sa kohe kane qendruar ushtaret e paepur te Shqiperise komuniste brenda. Besoj se me kete tank do i pushtoje gjithe shkretetirat.

  2. Shoku shpati says:

    @ tiroci
    Po 1 ka mbete se te tjeret i shkriu delijorgji
    Qe do te marre edhe nje dore te mire Tani se ka heq keq ne burg.

  3. Kuq e zi says:

    Shpresoj qe mbreterise se jordanise i jepet per ndonje muzeum se per cdo arsye tjeter do ishte gafe qeveritare

  4. Cudi qe paskan akoma tanke ne Korporaten e Pastruesve Stazhonal ?!?!?!

    Turpi i Ballkanit . “Ushtrri” ni thencin

    Pa tanke

    Pa aviona

    Edhe Mali Zi na pushton!

    Pastaj ka loqe qe shajn osmanet e i bejne fajtore.

    Osmanet duhet te shajne veten qe kan zgjedh per aleat nje popull shkerdhate si ky i joni.

  5. Luan Baci says:

    Po fqinjet tane jane gati te na zhdukin nga faqja e dheut dhe kane armatime shume me teper se ne dhe me moderne, dhe ne shqiptaret, me Sali Serbi Berishen ne Krye dhe me Edi Rama “Rilindasin” vazhdojme te ulim dhe eleminojme fuqine mrojtese te vendit! A eshte kjo veprimtari armiqsore? Me siguri qe po. Ku jane gjithe ata politikane “patriote” ne pushtet? Shtyllat e Tiranes nuk jane mjaft per ta varur tradhetine. Ooooo… Popull, cfare pret me?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje