Mihal Delijorgji merr 15 mijë euro nga qeveria, për… stresin që kaloi në burg

11 Shkurt 2016, 09:31Kronika TEMA

Qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer me 15 mijë euro Mihal Delijorgjin, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Ky i fundit është dëmshpërblyer për stresin që ka kaluar në burg, ndërsa.

Delijorgji pati paditur shtetin shqiptar për tejkalim të afateve të paraburgimit, në pritje të gjyqit për tragjedinë e Gërdecit, për të cilën ai ishte një nga të akuzuarit kryesor.

Për këtë arsye, ai kërkoi një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Delijorgji kërkoi shpërblim për dëmin monetar dhe jo monetar të shkaktuar nga shteti shqiptar.

“Këtu përfshihej humbja e rrogës që ai do të kishte marrë gjatë punësimit të tij, në rast se do të ishte liruar, si edhe ndjenja e stresit që kishte kaluar ankuesi dhe anëtarët e familjes së tij për më shumë se një vit.

Ggjykata vëren se Delijorgji mund të ketë vuajtur njëfarë ankthi dhe stresi për shkak të atyre shkeljeve të të drejtave të tij, të cilat nuk mund të kompensohen me anë të një konstatimi të thjeshtë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

5 komente në “Mihal Delijorgji merr 15 mijë euro nga qeveria, për… stresin që kaloi në burg”

  1. adi says:

    ironia dhe poshterimi qe i behet ketij populli nuk e besoj te kete tjeter ne bote.
    kishte nevoje delijorgji nje njeri qe nderton njekohesisht 10 pallate per 15.000 euro???????
    kuptohet qe jo!!!!!!
    po pse kjo qeveri ja dha??????
    kur kjo qeveri po ben namin per mosnjohje ,moskompesim ,moskthim
    dhe mos zbatim te vendimeve te gjyqeve te pronareve qe fitojne ne strasburg???????
    nderkohe qe ish pronaret kane te drejte ligjore e morale( se ata nuk kane leke te blejne drejtesine)

    e pra kjo eshte menyra e rilindjes per te treguar qe ajo e ka vene kete vend nen kembe dhe po mundohet edhe ta poshteroje si nje pushtues.
    mos u cuditni kur kjo qeveri te demshperbleje dhe agim llupon gardistin qe u akuzua se qelloi mbi njerzit ne 21 janar.
    ku eshte problemi ketu????
    skeni pare asgje akoma!!!!

  2. Shoku shpati says:

    Me vjen keq per ate gruan me te zeza ae rrinte ne dyert e gjykatave tona per vrasjen e djalit ne gerdec
    Si dhe per te burgosurit e spacit e burrelit
    Qe po i marrin si pare lypsish ose qe u dognen pa i marre
    Po ish pronaret e shkrete
    Shikoni. Popull kush i merr taksat tuaja fullhani
    Dhe I qe blinte tanket per skrap.

  3. J says:

    Te lumte o Edi Rama! Po na e shperblen voten, pjesmarrjen ne 21 janar e shume te tjera. Te lumte!

  4. pimpimpimp says:

    Ky poshtërim do të kthehet mbrapsht në formë miratimi për këdo që do të tundë flamurin moral. Shtet leshi që minon ekzistencën e vet duke u tallë me detyrat më të thjeshta të vetat.

  5. Anonymos says:

    Ne fakt, vuajti goxha stres ky dhe familja e tij, se moren jete njerzish te pafajshem, hengren dhe po hane si derrat dhe jane te pangopur, si dhe po ndertojne per kokerr te qejfit per te zevendesuar paret qe paguan per te dale nga burgu.Vuajti stres ai dhe familja e tij?Po ato nena qe humben femijet dhe te dashurite tyre qe po vuajne sot e pergjithmone, me se do demshperblehen?!Qani hallin e Delijorgjit se po jeton si pasha ai dhe gjithe dinastia delijorgji-minxholli.dhe minxholli duhet demshperblyer se ka vuajtur nga perversiteti dhe ka demtuar ”marmiten” me shume se sa duhet .Do paguajne dhe delijorgjet nje dite krimet e tyre.Shkurt: Peshku eshte qelbur nga koka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje