Vrasja në Durrës, policia zbardh detaje për ngjarjen

10 Shkurt 2016, 21:26Kronika TEMA

Policia ka zbardhur vrasjen në Flllakë, të ndodhur ditën e sotme, ku një person u vra në një atentat pranë shtëpisë.

Sipas Policisë, viktima është Xhevahir Brasha, 42 vjeç me origjinë nga Hasi dhe banues në Fllakë të Durrësit.

Policia thotë se Brasha u qëllua nga persona të paidentifikuar me dy plumba në trup. Po kështu, sipas policisë, ai u gjet i gjallë nga familjarët, por ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, raporton Panoram.

“Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: Xhevahir Brasha 42 vjeç.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shkruan deklarata e Policisë.

3 komente në “Vrasja në Durrës, policia zbardh detaje për ngjarjen”

  1. Sali kari says:

    Ju rente damllaja , ku eshte zbardhja ketu, behuni njerez o copa mishi

  2. kampaçurreta says:

    C’FARE KA ZBARDHUR POLICIA QE ESHTE NJE PERSON I VRARE DHE VRASESIT JANE NE DREJTIMTE PA DITUR, ZBARDHJE E MADHE ,ZBULIM I JASHTEZAKONSHE.

  3. muli says:

    Mos kan dasht me than noj gja tjeter se ktu vetem zgjidhje ska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje