Blenë 2 mijë euro dokumente italiane, arrestohen në Rinas

10 Shkurt 2016, 10:09Kronika TEMA

Dy shtetas përfunduan në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Të arrestuarit janë Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, si dhe Bylbil Muja , 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës.

Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit iu gjet dhe sekuestrua kartë identiteti italiane si dhe leje drejtimi italiane.

Këto dokument pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumenteve në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara.

Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokument ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje