Biznesmenit që iu vu eksplozivi, 4 vjet më parë i vranë vëllain para shtëpisë

9 Shkurt 2016, 13:36Kronika TEMA

Nuredin Suli është emri i biznesmenti që iu vu eksploziv në makinë ditën e sotme pranë qendrës tregtare “Kristal”.

Prej vitesh biznesmeni ka një konflikt të hapur me një familje në Fieri pas vrasjes së vëllait të tij Neim Suli.

Ai u qëllua për vdekje para banesës së tij në nëntor të 2012.

Policia Fier për vrasjen e Neim Suli ndaloi shtetasin Gëzim Sulo 49 vjeç si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo 22 dhe 20 vjeç.

Babai me dy djemtë u shpallën në këkrim menjëherë pasi ndodhi vrasja e biznesmenit Neim Suli.

Polica pohoi zyrtarsihtë në atë kohë se vrasja e Neim Sulit erdhi pas  debateve e zënkave të shpeshta mes viktimës dhe autorëve të kësaj vrasje.

Sipas Nuredin Sulit autorët e vrasjes paguan 100 mijë euro duke ndryshuar rrjedhën e gjykimit.

Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen.

Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit.

Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit.

Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos. Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.

1 komente në “Biznesmenit që iu vu eksplozivi, 4 vjet më parë i vranë vëllain para shtëpisë”

  1. Dashi Havase says:

    Keta jane votusit tane ne fier mreeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje