Itali, pranga bandës shqiptare: Iu shkulnin dhëmbët viktimave

9 Shkurt 2016, 12:18Kronika TEMA

Karabinierët në Itali kanë arrestuar këtë të martë 3 anëtarët e fundit të një bande të dhunshme shqiptare, që kryente grabitje në vila duke përdorur taktika brutale ndaj viktimave, të cilëve në disa raste u shkulnin edhe dhëmbët për t’i detyruar që të dorëzonin të ardhurat ose sendet me vlerë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, banda e kishte bazën e saj operative në lokalitetin Kaivano, në provincën e Napolit, ndërsa grabitjet i kryente në këtë qytet dhe zonat përreth, si Bazilikata dhe Salernitano.

Ndërkohë, 5 anëtarë të tjerë të bandës ishin arrestuar nga karabinierët në dhjetor. Grupi i keqbërësve i realizonte vjedhjet në orët e natës.

Të veshur me tuta të zeza dhe maska, ata hapnin me forcë dritaret dhe pasi hynin në banesa torturonin banorët dhe kërcënonin pa mëshirë këdo, përfshirë një fëmijë 8 vjeç në njërin rast.

Ndërsa në një rast tjetër njëri prej tyre kishte tentuar të qëllonte një prej viktimave, por për fat të mirë pistoleta i ishte bllokuar, raporton TCH.

Të parët që kishin rënë në gjurmët e bandës ishin karabinierët e Kazertës, pasi shqiptarët nuk ishin ndalur në një postobllok, duke shkaktuar një ndjekje të shpejtësisë së lartë. “Gara” mbaroi me banditët që braktisën makinën dhe u arratisën nëpër fshatra, të favorizuar nga errësira.

Anëtari më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm i kësaj bande ishte shtetasi Enver Jakimi, të cilit hetuesit arritën t’i ndërtonin identikitin pavarësisht maskës, për shkak të hundës së madhe dhe vetullave të trasha. Jakimi kërkohej nga Interpol për krime të ngjashme të kryera në Shqipëri, ku akuzohet edhe për një vrasje.

5 anëtarët e tjerë të bandës, të cilët u arrestuan në dhjetor në një kasolle në fshatin Kardito të Napolit, bënë një rezistencë të fortë ndaj ushtarakëve, por në fund u bllokua.

5 komente në “Itali, pranga bandës shqiptare: Iu shkulnin dhëmbët viktimave”

  1. shkipkart says:

    e bejn pordh shqiptart ne perndim duke perfitu nga humanizmi perndimor.
    pse s shkojn ne lindje,ne rusi a ne kin dhe te bejn si t fort kundra policis.?
    e dini vet pergjigjen.
    dhjehen nga bytha dhe kerthiza para policive lindore.
    e ka tregu koha e enverit kte fakt.
    kush osht burr,i bje t fortit dhe jo te dobtit..

  2. Klimax says:

    Pjella xhihadiste! “Pellazgu” Enver Jakim, koke me cepa, hunde e madhe, vetulla te trasha! Raca “arjane” Homo erectus!

    1. hahahahahahhahaha ,
      Klimax,
      e ke thene sh bukur , pershkrim me perfekt s’ka per ate cop hale ,
      por nganjiher ehte mire moa ta trazosh ate mut ,se do na qelbi

    2. qamil says:

      klimax rraca e idhit motres te shkerdhefsha motren e qa e per zemer mos kmentoni ko me fjal pa meshir se gjitha genjeshtra jan qa kan shkrujt ju qifha ropt te tanve mar.

  3. Fotaqi says:

    ITALIANE RACISTE !!! PSE I ARRESTUAT KETA TRIMA RACISTA ? PSE NUK I LATE TE LIRE TE VEPRONIN SIC DESHIRONIN ? I BEJ THIRJE PATRIOTEVE NGA SHQIPNIA TU BEJNE NGA NJE KENGE HEROIKE KTYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje