Dibër/Operacioni "Hijet e natës", goditet grupi që vidhte me armë

9 Shkurt 2016, 09:16Kronika TEMA
Dibër/Operacioni "Hijet e natës", goditet grupi që

Sektori për Krimet Rënda në Policinë e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë si rezultat i nje operacioni me metoda speciale hetimi, goditën një grup kriminal që operonte në Rrethin e Dibës, Bulqizës, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi .

Ata kryenin kryesisht vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

U arrestua Bledar Roçi, 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zdojan Peshkopi ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale), si dhe shpallën në kërkim L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale), A.T 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale) dhe B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).

Bledar Roçi është i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë”  kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, pasi në 11 janar 2015 në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .

Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje