Ligjet miratojnë draftin për regjistrimin e emigrantëve/ Tahiri: U kthejmë borxhin historik

8 Shkurt 2016, 12:20Kronika TEMA
Ligjet miratojnë draftin për regjistrimin e emigrantëve/ Tahiri:

Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e mazhorancës projektligjin për regjistrimin e emigrantëve.

Ministri i Brendshëm tha se nisma ligjore është themel për mirëfunksionimin e shtetit.

Opozita, përmes Oerd Bylykbashit u shpreh kundër, me argumentin se cënon proceset zgjedhore.

Por ministri Tahiri deklaroi se projekti nuk parashikon të zgjidhë të drejtën e votës, por është një gur themeli për të garantuar këtë drejtë.

“Unë do rezervohesha të bëja vlerësime lidhur me mundësinë që ka ky projektligj për të cenuar apo jo të drejtën e votës siç u tha. Do rezervohesha sepse e para nuk është as objekt i ligjit kjo çështje.

E dyta edhe sikur (për deduksion) ju të shkoni te regjistrimi i emigrantëve pa sjellë të drejtën e votës për ta, unë nuk shoh cënim. Unë shoh në fakt një të drejtë që garantohet, e që deri më sot është në letër”, tha ministri.

Ai shtoi se “në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje. Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë”.

Tahiri nënvizoi se me anë të projektligjit regjistrohen emigrantët.

Ne duam të hapim diapazonin e shërbimeve për emigrantët. Ne duam të garantojmë që emigrantët të shërbehen cilësisht, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësinë e shtetit.

Ne duam të kthejmë mbrapsht borxhin historik që i kemi emigrantëve. Janë kontributorë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit.

Por, kur vjen puna tek të drejtat që iu kthejmë mbrapsht është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë ç’është e mundur.

Dhe kjo është barra e shtetit shqiptar: të bëjmë ç’është e mundur që emigrantët të mos vuajnë për shërbime. Rropaten dyerve të ambasadave, mbajnë radhë me turne, me orë të tëra, e fillojnë radhën në fundjavë për të kapur të hënën.

Kjo e gjitha ndodh sepse ne nuk kemi zhvilluar asnjë mundësi për t’u shërbyer emigrantëve siç duhet, me dinjitet”, tha në Komision ministri Tahiri.

3 komente në “Ligjet miratojnë draftin për regjistrimin e emigrantëve/ Tahiri: U kthejmë borxhin historik”

  1. Albatros says:

    Nuk kerkojme te na ktheni “borxhin” , por te hapni rrugen te hyjme ne BE.Ky “borxh” qe thoni ju , do lahet me leket e popullit e keto sherbime qe na ofroni i besoni vetem ju…Ketu , beni muaj per te emeruar nje ambasador , ku i dihet sa vite do duhen te na ofroni keto sherbime…

  2. Moza says:

    Kemi nje te met te madhe : Nuk jemi te sinqerte. Te thuash qe u kthejme nje borxh historik kur shteti nuk di adresat e shqiptareve qe jane rezidente ketu eshte hipokrizi. Qe duhen te jene te regjistruar eshte shume e nevojshme,po ashtu emigranti duhet te jete i detyruar me ligj te votoje. Qe nje emigrant ta njohi shtetin e vendit te tij dhe te kete oblikime ndaj tij duhet qe ta votoje kete shtet, ndryshe po nuk votoi per te ai nuk eshte shteti tyre dhe nuk ka si te kete obligime ndaj tij. Shteti kerkon qe” tu sherbeje emigranteve cilesisht”, dakort ,por a nuk eshte hipokrizi kur ti nuk po u sherben qytetareve shqiptar qe jetojne ketu? Se pari duhet ndertuar shteti, ne nuk kemi shtet. Nje qytetar kur vete me shume se nje here ne zyrat e shtetit per nje problem te tij ,per nje te drejte te tij do te thote se gjithshka eshte demagogji, pra nuk ka shtet. Kete fakt ndoshta turmat nuk e kuptojne,por qe eshte fakt prezent dhe kjo nuk ka nevoje per komente. Detyra e pare eshte qe duhet ndertuar shhteti,duhet ndertuar ligje me penalitete. Duhet ndertuar nje administrate publike te veproje vetem ne baze te ligjeve dhe ,ne se qytetarit nuk i jep te drejten qe ja njeh ligji ,ky nepunes duhet te ndiqet penalisht. Une vetem ne kete forme mund te shohe nje shtet ne sherbim te qytetareve. Pastaj per te bere propagande per te mashtruar turmat eshte veti e hipokriteve dhe njerzeve te pa sinqerte,te korruptuar, keto forma i lene shoqerite ne ato nivele ku jemi edhe ne si shoqeri.Ne se nje shtet eshte i korruptuar kjo reflektohet deri te nepunesit me ordiner qe pa paguar nen dore nuik merre dote asnje sherbim.

  3. ANONIM says:

    kam gjasht muai dhe spo mar nje leje ndertimi per shtepi kerkohen gjasht vula elektrke telekom m,k z, kanalizimet ezeza higjena mir se nuk ghei zyrat por dalin sekserat e pregatitur prei zyrtareve dhe dun 1000 eura per vul se jam emigrant ne itali dhe zoti minister flet per borxhet qe na kan, a pika qe si bi po ne jemi te rregjistru o tru thar se bota nuk asht injorant si ju mund te talleni me ata ne shqiperi por jo ame ne qe kemi 20 vjet emigim nejse ju nuk keni turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje