Kapen 150 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet shtetasi

7 Shkurt 2016, 15:41Kronika TEMA

Dogana e Kakavijës në bashkëpunim Antikontrabandën dhe Policinë Kufitare të Gjirokastrës gjatë një kontrolli në autobusin e linjës Vlorë – Athinë, kapën një sasi rreth 150 mijë euro të padeklaruara.

Sasia monetare gjendej në valixhen personale të shtetasit me inicialet A.S.

Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin, për veprën penale “Mosdeklarim të vlerave monetare në kufi”.

Ndërkohë po punohet për të zbuluar burimin e prejardhjes së kësaj sasie eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje