Shpërthimi i gazit në Pogradec, ndërron jetë një prej të plagosurve

7 Shkurt 2016, 10:23Kronika TEMA

52-vjeçari Vasfi Hamolli ka ndërruar jetë në Spitalin e Djegie-Plastikës në Tiranë.

Hamolli ishte një prej personave të plagosur nga shpërthimi i bombulës së gazit në Beragozhdë të Pogradecit.

52-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve pasi ishte djegur në 60 përqind të trupit.

32 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi që ndodhi në një lokal mbrëmjen e 1 shkurtit. 6 prej tyre morën plagë të rënda.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është edhe një tjetër i plagosur po rëndë. 14-vjeçari E. Hamolli, i cili sipas mjekëve ka djegie të rënda dhe nuk po reagon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje