DETAJET/ Vrasësit e Elbasanit, me BMW X5 me timon anglez. Veprimet e vrasëve, njësoj me ato të komandove

5 Shkurt 2016, 20:04Kronika TEMA

Dy ditë pas atentatit mafioz që tronditi jo vetëm Elbasanin, por gjithë vendin, Vizion Plus, zbardh detaje të reja nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ekzekutimi i tre personave dhe u plagosën 8 të tjerëve, pjesëtarë dhe te afërm të fisit Çapja.

Kamerat e sigurisë në lokal kanë filmuar gjithë momentin kur banda në makine është afruar, ka qëlluar me breshëri dhe është larguar.

Pamjet tregojnë se automjeti qe dyshohet se është një BMW- X5 ishte duke lëvizur nga Elbasani ne drejtim të Librazhdit.

Pak para afrimit tek shënjestra, automjeti ka kaluar rrugën dhe ka ndaluar në sheshin para lokalit.

Nga pamjet, dallohen qarte tre gryka zjarri.

Njëra është nga vendi i parë i majtë, nga brenda, me xhamin ulur.

Vrasësi i dytë doli nga sedilja e pasme e të njëjtit krah dhe i treti, del dhe qëllon duke u mbrojtur nga kofano e makinës.

Këto të dhëna i kane bindur hetuesit se makina ka qene me timon anglez, duke i dhënë mundësi dy prej vrasësve te qëllojnë direkt e pa asnjë pengesë mbi shënjestrat.

Agron Çapja, djali dhe nipi i tij si dhe gjithë të tjerët, ndodheshin në katër tavolina të ndryshme, një jashtë e tre brenda.

Plumbat e qëlluara nga tre personat, te cilët mbanin veshur pantallona te uniformes, ishin fatale, pasi të gjithë u kapën ne befasi. Kjo pasi makina është afruar me drita të fikura. Gjithë krimi ndodhi në më pak se një minutë.

Pas masakrës, pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se si makina është larguar me shpejtësi normale drejt Elbasanit, pa xhiruar gomat e pa lënë asnjë shenjë në vendin e krimit.

Këto pamje i kanë bindur hetuesit, se vrasësit janë persona me njohuri të mira policore ose ushtarake. Ata realizuan një krim në kohë rekord, në një aksion tipik, që sot e kryejnë vetëm forcat speciale ose trupat komando.

5 komente në “DETAJET/ Vrasësit e Elbasanit, me BMW X5 me timon anglez. Veprimet e vrasëve, njësoj me ato të komandove”

  1. mona says:

    Kush tha se nuk jane trupa speciale te policise shqiptare. Nga ato qe ka cdo vend, te cilat heqin qafe kriminelet qe i shpetojne gjyqit.
    Po qe keshtu, bravo policia.
    Besoj e pate parlamentin kete te enjte. Sikur nuk u mor fare me kete qe mediat e quajten masaker….!!!???

    1. enver hoxha says:

      sic thote nje fjale e urte popullore me zjarrin me ujin dhe me shtetin nuk haet sheti i di kushe jan autoret pore vepron mbase interesit sepse fisi capja nuk ju duhet me dhe i sfarrosin si fis sepse kan dale njerez te tjer qe bejn ate pun se shteti idi te gjitha kushe punon kushe vjedh kushe eshte mafjoz kushe eshte kriminel e kushe eshte hallexhi ne 2013 kte eno bedallin e kan kape me 10 miljone euro malle ne itali dhe ai leviz lirshem i pa denuar si ka mundsi kjo ska turp dhe flet shteti jon bastarda kriminela si pozita dhe opzita ata i bejn te gjitha kto vrasje prandaj nuk zbuloen kurre kto ngjarje

  2. Urimi says:

    Si qytetar ndihem shume i shqetesuar me situaten dhe frymen politike qe po vepron ne shqiperi,dje percolla me vemendje nje emision ne TV Klan ku pjese e tij ishin tre gazetaret,ristani dhe balla,ajo qe me beri te neveritem ishte paraqitja e ristanit ne emision i dehur dhe qe merrte ne mbrojtje kriminelet dhe vrasesit duke akuzuar ministrin Tahiri dhe vete kryeministrin per vrasjet ne Elbasan por edhe gjithandej ne shqiperi,ne nje kohe kur faktet dhe provat dalin qarte se efektivi i SHIK-ut kapet me prova duke bashkepunuar me vrasesit kurse ristani dhe vete sali berisha pa fije turpi dhe frige dalin e thone se jo ai efektivi por Tahiri ia kishte dhene vrasesit informatat!!
    Ku eshte ketu pergjrgjesia,prandaj kame thene edhe shume here se pa arrestimin dhe venien para drejtesise te sali berishes me bashkepunetor ne shqiperi sdo kete kurre qetesi,pasi ky vrases thot se ishte Rama qe vrau kater qyetaret ne shesh me qader kurse filmiet tregojne qarte vrasesit;pastaj nuk la police pa share ne familje pse edegjonin Tahirin qe te futen ne Lazarat ateehr çfar prova tjera duhen per ta kuptuar se kush eshte organizator i krimit,ka edhe shume prova qe deshmojne se kush eshte organizatori i gjithe kesaj kasaphane ne shqiperi por se çfar duhet te ndodhe tjeter qe drejtesia te veproje na mbetet ta shofim.

  3. Alpet Blu says:

    Cfare lesh komandosh flisni, o ju mbyllte.
    Erdhen me makine, si ne dasem.
    Dy qelluan me kallac nga makina, pa dale fare jashte.
    I treti vetem doli dhe sapo doli u mbeshtet ne kofono per te qelluar me bresheri.
    Objejtivi ishin njerez te zene ne befasi, me buke ne goje, te pambrojtur dhe me gjase, edhe po te kene pasur arme, as qe u ka rene radha te mendojme per to, pa le t’i perdorin.
    Ka qene thjesht nje egzekutim i kollajshem, me viktimat jo me shume se 7-10 m larg.
    Morali i tragjedise?
    Mos rrime te ligun, me belaxhiun dhe me ate qe ka gjak per te marre a per te lare.
    Se mund te shkosh si qeni ne vreshte!
    Sigurisht, do me pelqente shume qe policia ti kapte vrasesit, edhe sikur te jene me kanun ne te drejten e tyre per te marre hak.
    Ama, do t’i puthja ne balle policet, nese do t’i kapnin ose do t’i egzekutonin ne aksion e siper keta vrases, po te ishin killera me pagese.
    Keta, killerat me pagese, jane me te ndyret, me te rrezikshmit dhe ta lene pishmanin gozhde ne shpirt: s’di ku te marresh hak, s’di ku ti kerkosh, s’di t’u vesh nne emer.
    Ju humbte varri, inshallah, pa nam e pa nishan! Amen!

  4. Genti says:

    Eshte normale qe jane goditur nga policia ose njerez qe kane te bejne me policine,pasi 1 dite menpare dhe gjate dites kur ndodhi vrasja policia ka kontrolluar per arme suke u siguruar se nuk jane te armatosur ata kane ardhur ne darke dhe i kane egzekutuar,por familja Capja e di i njeh mire,tani do shikojme cfare do ndodhe.Do zoti wa me pak gjak dhe jo te pafajshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje