Bari, sekuestrohet gomonia me 500 kg marijuanë. Dyshohet se vinte nga Shqipëria

5 Shkurt 2016, 10:22Kronika TEMA

Një operacion i Guardia di Financias në Bari ka çuar në sekuestrimin e më shumë se gjysmë ton kanabis sativa që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas përllogaritjeve në rast se kjo sasi droge do të shitej me çmime pakice do kapte shifrën 5 milionë euro.

Burimeve zyrtare kanë komunikuar se lënda narkotike po transportohej me një skaf 10 metër të gjatë, i cili ishte i pajisur me dy motorë mjaft të fuqishëm.

Pas zbulimit nga një avion patrullues italiane kanë nisur menjëherë ndjekjen ndaj skafit. Drejtuesit e mjetit lundrues kanë ndryshuar kurs, duke u arratisur pranë kufirit detar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur në det edhe një pjesë të drogës që transportonin, ndërkohë që nuk është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vendndodhja aktuale e personave që po transportonin lëndën narkotike është në veri të Shqipërisë.

Burime të rezervuara thanë për TemA-n, se informacioni për riaktivizimin e një linje trafiku ishte derguar nga zyrtaret e policise kufitare shqiptare.

Patrullat italiane prej kohësh po mbikqyrin detin për shkak të krizës së emigrantëve dhe mundësisë së përfshirjes së Italisë në intinerarin e tyre.

Ata deklaruan gjithashtu se kanë njoftuar autoritetet shqiptare dhe italiane për të bashkëpunuar në kapjen e autorëve dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje