Haki Çako thotë se janë identifikuar katër vrasësit e Elbasanit

4 Shkurt 2016, 19:46Kronika TEMA
Haki Çako thotë se janë identifikuar katër vrasësit e

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Haki Çako, thote se jane identifikuar kater vrasesit e masakres se Elbasanit.

Ngjarja është vërtet shumë e rëndë dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i hershëm. Sot ndodhemi në një pamundësi reale të deklarimit të disa autorëve të një sërë ngjarjesh të mëparshme. Ne marrim përgjegjësitë tona.

Por, do të thosha se e gjithë policia është e mobilizuar për të bërë analizën e gjithë dinamikës së kësaj ngjarje.

Ne jemi në kontakt, dhe kuptohet që çdo ngjarjen hetohet nën mbikëqyrjen e prokurorit.

Çdo iniciativë që buron nga policia është në mirëkuptim të plotë me Prokurorinë, në këtë rast të Elbasanit”, tha Çako në një lidhje telefonike për televizionin “News24”.

3 komente në “Haki Çako thotë se janë identifikuar katër vrasësit e Elbasanit”

  1. Hajdari says:

    Shyqyr qe u kapen viktimat, thuaj, pa vrasesit edhe kur te kapen i ngjerr gjykata per mungese provash…

  2. Kuq e zi says:

    Ne cilindo vend te europes nje here qe identifikohesh e ke fotografine ne kater cepat qe te ndihmoje popullata
    Ndersa ju c’prisni noj 100 milonesh per me i lo me kalu kufirin????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje