“Policët” qëlluan 65 herë ndaj viktimave në masakrën e Elbasanit

4 Shkurt 2016, 09:31Kronika TEMA

Plot 65 herë kanë qëlluar autorët e masakrës së djeshme në Elbasan, në drejtim të tre viktimave dhe 7 të plagosurve.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy automatikë “Kalashnikov”, të cilët janë hedhur para lokalit ku ndodhi ngjarja.

Bashkë me ta u gjetën dy krehëra pa fishekë, dhe një me 26 fishekë.

Autorët e krimit ishin veshur si policë, për t’u maskuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje