Rigjykohet “Hakmarrja për drejtësi”, Gjykata e Lartë s’formon dot kolegjin penal

3 Shkurt 2016, 15:34Kronika TEMA

Rikthimi i dosjes “Hakmarrja për drejtësi” duket se do të përndiqet sërish nga shtyrjet dhe zvarritjet.

Gjykata e Lartë, e cila duhet të shqyrtojë këtë çështje pas vendimit të Gjykatës Kushteteuse, nuk arrin dot të formojë kolegjin penal prej 5 anëtarësh.

Shorti i hedhur zgjodhi një anëtar, i cili duket se e ka gjykuar çështjen vite më parë, e për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në gjykim, raporton TCH.

Në këto kushte, Gjykata e Lartë nuk ishte në gjendje të rifillonte shqyrtimin e dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, duke e shtyrë për javën e ardhshme, me shpresen që shorti të përzgjedhë një nga anëtarët që nuk ka marrë pjesë në kalvarin e gjykimit të dosjes 5 vite më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje