Është prezantuar këtë të martë projekti për kamerat e trupit të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij në këtë event, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se ky projekt po realizohet për të transformuar nga rrënjët Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien mes saj dhe qytetarit.
“Heqim çdo justifikim, çdo alibi dhe instrument për të manipuluar të vërtetën nga çdo komunikim i policit me qytetarin, gjithçka resgjistrohet. I japim fund çdo mundësie nga ana e qytetarëve, veçanëerisht nga ata që ndihen më të rëndësishëm se të tjerët për të fajësuar policët në përpjekje për të justifikuar një shkelje të ligjit të rëndomte në rrugë.
Kamera siguron eficencën maksimale në përdorimin e të ardhurave nga taksat e qytetarëve, për të paguar policinë e shtetit dhe një mbrojtje të policisë nga sjellja abusive e kujdo që i bën bisht ligjit dhe shfaqet para policisë më gjithë farë imunitetesh”, tha Rama.
Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nënvizuar se, kamerat në trupin e policëve janë së pari një element sigurie për ta.
Gjithashtu, “me kamerën e trupit të instaluar, polici nuk mund të bëjë favore apo të mos zbatojë ligjin”, ka thënë Tahiri. Ai ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 2.000 punonjës policie në procedim penal apo disiplinor për shpërdorim detyre.
“Me kamerën e trupit polici nuk bëhët as pre e korrupsionit dhe as të bëjë favore në emër të kujdo që mund të shkelë ligjin
Për 2 vjet janë gati 2 mijë punonjës policië në procedim penal dhe për procedim disiplinor për moszbatim të detyrës, vepra korruptive, abuzim me paligjshmërinë. Kjo tregon si e gjetëm policinë e shtetit, por tregon edhe gatishmërinë tonë. Ky është një standard sigurie
Kamera do të shërbejë në parandalimin e sjelljeve të punonjësve të policisë, por edhe në transparencë. Është instrumenti më i fuqishëm anti korrupsion. Ky instrument na ve përpara përgjegjësisë për të ndërtuar besimin e qytetarit tek policia e shtetit”, tha ai.
mall kinez, ka shume ‘feature’ (tipike per nje produkt qe hyn ne tender) por ska asnje garanci qe feature jane gjithmone funksionale ? mall kinez jo vetem ne origjine por dhe ne cilesi, te cilin me siguri na e ka shitur ndonej kompani e Ilir Beqjes hahahhaha.
do duket cilesia pas 6-12 muajsh perdorim sa difektoze jane dhe sa para te tjera do hidhen per mirembajtje dhe servise. sigurisht para te mara nga taksat e popullit :p