Pogradec, 30 të plagosur pas shpërthimit të një bombule gazi

1 Shkurt 2016, 18:26Kronika TEMA

30 persona janë plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Beragozhd në Pogradec.

Ngjarja është regjistruar në lokalin e fshatit, ku shpërthimi i bombulës ka bërë që ai të përfshihet në flakë dhe për pasojë të gjithë personat që ishin brenda janë dëmtuar rëndë.

Sipas të dhënave nga policia në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka, ka shpërthyer një bombul gazi, ku  rreth 30 persona kanë shkuar në spital të dëmtuar.

Dy ambulanca dhe zjarrfiksja janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes, ku ndodhet edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet.

Ndërkaq burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 4 prej personave të dëmtuar janë në gjendje kritike për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje