Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar ditën e sotme uniformat e reja të Policisë së Shtetit.
“Ne menduam që ta fillonim nga elementi më i parë tradicional. Ne e dimë shumë mirë që elementi më tradicional në vendin tonë është punimi artizanal i çdo gjëje që ka të bëjë me historikun artizanal në Shqipëri. Pas meje u shfaq një qilim prej nga vijnë motivet kryesore të cilat kanë pasuruar uniformën edhe gradat e reja të Policisë së Shtetit, për të shkuar më pas tek përkrenarja e Skënderbeut, si një element i dytë identifikues i trajtës kombëtare në uniformën e Policisë së Shtetit.
Është vendosur shpesh në uniformat e policisë, ajo që përzgjodhëm ne është një dizajn i përkrenares së Skënderbeut që daton në vitin 1940. E përzgjodhëm sepse është dizajni më i mirë, më racional, më i thjeshtë dhe më përfaqësues i mënyrës sesi lidhet karakteri kombëtar, identifikimi kombëtar me elementin tradicional dhe elementin modern, bashkëkohor gjithashtu.
Edhe detajet në uniformën e policisë kanë vlerën e tyre. Është kjo arsyeja edhe pse në çdo kopsë të uniformës është ruajtur elementi i përkrenares. Po ashtu edhe në rripin e sipërm të kapelës (që është thyer si element) është ruajtur po ky element, përkrenarja. Karakter dallues është padyshim shqiponja”, tha Tahiri.
GO GO POWER RANGERS!!!
Ndryshimi duhet te filloj nga kreu i ministrise.
pastaj jane plot qe duken nga mbiemrat qe mbajne si Qato me tufen .
Kjo do të thotë se po afrohemi drejt Evropës
Sa turp,keto jane uniformat qe fshijne rruget,punetoret e komunales neper evrope.shikoni policine,spanjolle,jo garden civile si vishen,
Shikoni policine kroate,angleze,hollandeze,apo portugeze.keto uniforma jane turp.sidomos pantallonat qe duken sikur jane per punonjesit e emergjences se ambulancave.nje nga uniformat duket komplet si e policise turke.Saj qorri po vjedh me keq se te paret.si nuk u be dicka evropiane ne kete vend,po gjithcka eshte e shemtuar dhe pa stil.thjeshtesia eshte ndonjehere bukuria dhe stili O SAJ QORRI.
Barkoshet e shemtuar do duken si zebra te dhjamosura .Rilindja eshte fjala me fyese qe mund te ju thuash shqiptareve keto 3 vite.
Bravo cuna. Po i zgjidhni te gjitha hallet e Shqiptareve. Ja dhe nje tjeter tender uniformash. I 500ti brenda 10 vjeteve te fundit.
Thuji policave te ulin barkun pastaj te veshin kto uniformat!
Thuji policave te ulin barkun njehere pastaj te veshin kto uniformat!
Per mendimin tim policia e shtetit duhet te jete njesoj. Jo rendi, rrugore,shqiponja etj. Nje uniforme mos
Kete dallime se edhe njerzit ca do i respektojne me ca do tallen. Ktheji te gjithe ne patrulla me makina. Investo ne automjete dhe motorre. Te jene te gjithe te motorrizuar mos rrine policet rrugeve ne kembe, me perjashtime te rralla. Ne raste nevoje per drejtim trafiku, thirr ne pune kush eshte pushim dhe paguaje jashte orarit dy fish e vjen me deshire ne pune.
Policia me tuta sporti ………e shapka me gisht
Keto uniformat ngjajne me unifromat e policies turke…
qe te shkojne punet mire ne polici u deshte kjo uniforme, po po u deshte,lum si ne tashi.
Keto pune behen vetem per pune tenderash, do fitojne dhe tahiri na nje tender se dhe dy vjet i ngelen dhe zdo kete me mundesi per te ber na nje dore leke
Turp……behet vetem per tender te ri. Policet do duken shume qesharake, tamam si UFO, ose si filmi Star Trek. Do patrullojne ne toke apo do i coni te ruajne rendin ne hapesire!!!!!!! Gjithsesi Tahirka do beje leke mire se pas ketij tenderi do beje nje tjeter……