FOTOT/ Doganat: PD gënjen, makina e Emiljano Shullazit është kontrolluar

31 Janar 2016, 20:23Kronika TEMA
FOTOT/ Doganat: PD gënjen, makina e Emiljano Shullazit është

Partia Demokratike ke akuzuar sot zv.drejtorin e Doganave, se ka lejuar kalimin e Emiljano Shullazit pa kontrolluar makinën e tij.

Por, Doganat kanë reaguar me anë të një deklarate, duke thënë se kjo është shpifje.

Doganat kanë publikuar edhe fotot e skanimit të makinës së Shullazit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar.

 Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës.

 E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit.

 Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punes.

 Bashkëlidhur gjeni dokumentin e Urdhër-Skanimit dhe fotot e mjetit ne procesin e skanimit.

 Kjo është dëshmia se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë”, thuhet në një reagim të Doganave.

1 komente në “FOTOT/ Doganat: PD gënjen, makina e Emiljano Shullazit është kontrolluar”

  1. besa says:

    Pse keto privilegje per kete person,ky na eshte bere si i paprekshem,njollosi te gjithe,beheni per vehten tuaj,pastaj per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje