Prokuroria e Tiranës ka zbardhur urdhërin e ndalimit për ish-ministrin e Punës dhe Çeshtjeve Sociale, Spiro Ksera.
Ai u ndalua mbrëmjen e djeshme në Dervican dhe është transferuar gjatë natës në policinë e Tiranës.
Urdhëri i ndalimit
Prokuroria ka krijuar dyshime se ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili u ndalua mbrëmjen e së Premtes (dt. 29.01.2016), ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve socialkulturore gjatë vitit 2013.
Prokuroria e Tiranës, Njësia TaskForce, ka zhvilluar hetimet në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në kuadër të veprimeve proceduriale, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ishministri Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ishdrejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.
Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulta nga ato që janë shënuar në dokumenta.
Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, si më poshtë:
Hopa e kapen armikun e klases !
Kot thone se ne shqiptaret jemi te korruptuar !?
E keqja na paska ardhur nga grekerit, or taj !
Ti nuk je “popolo di tirana”, por je “popolo di Vorio Epir”, ere qirje di Janula!
Dmth i bie qe Nga Tirana Jane derguar 300 miljon Leke te vjetra per tu vjedhur ,50 miljon Lekee per 1 mbledhje ,hajduteri e paster ,leket e popullit ,mjere ne ku jetojme ,per 1 mbledhje u dashkin 50 miljon leke
Po Saliu kur e ka radhen?
Asnjehere kane rrene dakort ta paguajne disa te dobet si Ksera me shoke ,do gjejne edhe ndonje tjeter te lodhur dhe jemi ne rregull me korupsionin.
Ka njeri te me sqaroje se sa dollare ose euro bejne keto 300 milione te vjetra te reja, Zoti e di?
Se mos asht i vetmi hajn?! Germo Tare, germo, se Shqipnia asht mbush me hajdut ordinerë, le ma p(u)litikantë qe e kane moto:
” Unë per vedi e ti per mua? Nji nen dorë e dy nën thua/ ” At Gjergj Fishta.