SHBA: Tani është koha për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit

29 Janar 2016, 19:45Kronika TEMA

Ambasada amerikanë në Tiranë thotë se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të bëhet realitet.

Zëdhënësi Ryan Roberts shprehet për top Channel, se reforma në drejtësi dhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë përparësi për SHBA-të.

 “BKH dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme.

Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin.

Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë BKH një realitet”, tha Roberst.

3 komente në “SHBA: Tani është koha për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit”

  1. enveri prej mermeri says:

    bete c bet,vajtet nga vajtet,provuat c nuk provuat,por me se fundi ke Byroja u kthyet perseri!
    Byroja Politike e Enver Hoxhs dje
    Byroja Hetimore sot
    Jo ush po gamor.
    qe te dyja jan mbi kushtetuten dhe kodin penal dhe ligjin dhe vullnetin kombtar te popullit te shpreh me voten e lir te dhen per Parlamentin.
    dje ishte partija e puns qe udhehiqte Byron politike
    sot esht FBI qe orienton dhe mbeshtet dhe orkestron Byron e Hetimit,ashtu sikurse Jugosllavet e kohes s luftes orientuan dhe dirigjuan dhe u kujdesen per krijimin e partis komuniste enveriste..
    historija persritet
    parlamenti shqiptar s bo dot shtet. dhe vijn te tjeret qe e bejn per hesap te tyre…

  2. Rigoni says:

    Enveri [prej mermeri] akoma vazhdon t’i shash amerikanet ti?????????????????????/

  3. firauni says:

    Komentuesi me emrin enver muti ,kokrra e gomarit , argument idiotesh , analfabetesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje