Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut.
Për momentin identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 5 janarit në Durrës dhe u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë mëngjesin e 6 janarit në Fushë – Krujë.
Pritet që policia të kryeje edhe arrestime të tjera në lidhje me këtë ngjarje, pasi autorët besohet se kanë qenë të paktën 4.