Çdo shtator ai bën premtime për arrestime të bujshme.
Por, shtatorët kanë kaluar dhe kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka bërë asgjë.
Por, sot ai ka thënë se është duke hetuar zyrtarë të lartë për korrupsion.
Vetëm se, sipas Llallës, rastet e korrupsionit duhen referuar në prokurori nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera.
“Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike”, tha Llalla.
Deklaratat e tij u bënë në Korçë, ku mori pjesë në analizën vjetore të Prokurorive të Korçës dhe Pogradecit.
“Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese”, tha më tej ai.
ti vetem llafe ke! heto sali kriminelin , leri te tjerat!
Z.Llalla nqs te ka ngelur sadopak krenari dhe turp jep urgjentisht DOREHEQJEN …
Ky llalla eshte bere hirre. Tani nuk ka pse genjen me se e mori vesh dhe bufi.
Ky njeri ka tre vjet qe e thote kete fjale. A eshte normal ky zyrtar .
Hahahaha
hahahahahahahahahahahahaha ky eshte bere proverbial me keto budallalleqet si Nard Ndoka. do hetojme dhe do denojme korrupsionin ne 36 te gushtit qe vjen. hahahahahahahah , Plasi gallata prape nga Llalla
Detyra jote eshte ti sherbesh krimineleve qe te kane dhene postin e kryeprokurorit dhe te fitosh sa me shume kohe qe te jete e mundur duke bere deklarata te tilla shpresedhenese qe vetem idjotet mund ti besojne.
Po ky qenka fare bip, po si do kontrollojë policia dikë për pasuri të paligjshme kur ai në këtë moment sben diçka të jashtëligjshme. Zyrtarët e lartë duhet kontrollohen se si e kanë vendosur pasurine nga struktura të tjera dhe pastaj ti marri k y palla ose llalla si e ka.Policia është për diçka që ndodh në atë moment për parandalim krimi dhe gjetje të të kërkuarve.
I LUMTE THYBA KUR I SHKON….