Analiza e Policisë/Tahiri: Largohet, kush nuk kalon testin; Braho: Sulmet e opozitës, dashakeqe

27 Janar 2016, 13:04Kronika TEMA
Analiza e Policisë/Tahiri: Largohet, kush nuk kalon testin; Braho: Sulmet e

Ministri i Brendshëm i bëri thirrje prokurorisë, për më shumë hetime proaktive, kryesisht në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Ai e cilësoi skandaloz faktin që edhe pse kanë kaluar disa javë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për armëmbajtjen pa leje, ai ende nuk është zbardhur duke prodhuar pasoja.

“Janë 85 raste të kapjes me armë pa leje në këto ditë, e nëse nuk reagojmë me masa ligjore do të ketë pasoja”, tha Tahiri, i cili theksoi se Kushtetuesja po pengon nismën.

“Çdo drejtues policie, pas çdo konflikti ku ndërhyn policia, do të verë në dijeni me një letër çdo institucion të përfshirë në zgjidhjen në themel të tij”, theksoi ministri i Brendshëm në analizën vjetore të Policisë së Shtetit.

Saimir Tahiri tha se do të afishojë numrin e vet personal në çdo postë policie, duke u kthyer në avokatin personal të qytetarit për çdo shërbim të pamarrë në këto zyra.

Ministri e nisi fjalën me një falënderim për Komisionin parlamentar të Sigurisë, që miratoi sipas tij një kuadër të plotë ligjor në luftën kundër krimit, si edhe partnerët ndërkombëtarë.

Ministri tha se në diskutimin e projektligjin për Sigurinë publike, debati nuk mund të kufizohet tek kamerat dhe cënimi i privatësisë, por tek nevoja për partneritetin me publikun.

Ministri u shpreh se u shtua me 15 % numri i policëve në terren, çka shtoi kontaktin e qytetarit me policinë, që e konfirmon rritja progresive e numrit të telefonatave në numrin 129.

“208 mijë qytetarë kanë marrë shërbime nga Zyrat përkatëse, dhe kjo është një mundësi e mirë për të treguar fytyrën e re të policisë. Policia nuk ka nevojë për punonjës kapadai, kemi nevojë për punonjës policie që duhet të çohen në mëngjes dhe kanë mentalitet që t’u shërbejnë qytetarëve.

Lufta kundër krimit nuk bëhet duke kërcitur dhëmbët, por duke marrë informacion nga qytetarët”, tha Tahiri, i cili shtoi se ka ende shumë mundësi për vjeljen e këtij informacioni.

Ai konfirmoi se nga ky vit çdo polic do të qëndrojë në detyrë vetëm nëse kalon testin periodik fizik.

Kush nuk kalon kriteret, mund të bëjë çdo punë tjetër, por jo punonjës policie”, tha Tahiri.

Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho u apeloi uniformave blu të mos tremben nga sulmet politike dhe çoroditen, por të vijojnë punën duke u shërbyer qytetarëve.

“Sulmet e opozitës janë dashakeqe, më shumë kundër vetë shtetit sesa policisë. Janë burim destabilizimi dhe një klimë që gjallon kriminalitetin.

Policia e Shtetit, punoi mbi 2 vitet nën trysninë e shpifjeve”, deklaroi Braho.

Viti 2015 shënoi rezultatet më historike të Policisë në luftën kundër krimit. Numri i vrasjeve gati u përgjysmua në raport me 2014 dhe është më i ulti në 25 vitet e fundit.

Gjithashtu janë sekuestruar 31 milion euro pasuri me burim kriminal.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se lufta kundër korrupsionit është sfidë e gjithë shoqërisë.

Llalla tha se në 2015 pati një problematikë me numrin e lartë të akteve të ekspertimit në Laboratorin kriminalistik.

1 komente në “Analiza e Policisë/Tahiri: Largohet, kush nuk kalon testin; Braho: Sulmet e opozitës, dashakeqe”

  1. Lici says:

    O Sajmir droga ti nuk e kalon testin e droges o mavri dhe ke goje e flet per policine. Shko te Shullazi se qetesohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje