Gjendet i djegur Audi misterioz që terrorizoi Italinë, asnjë gjurmë nga tre shqiptarët

26 Janar 2016, 09:51Kronika TEMA

Audi me ngjyrë të verdhë, që ishte kthyer prej disa ditësh në prenë e një gjuetie të forcave të rendit në Itali, është gjetur i djegur.

Tre shqiptarët që e përdornin, të ndjerë të rrethuar nga policia, i kanë vënë asaj flakën në një fshat në veri të vendit fqinj.

Flakët kanë alarmuar disa banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe karabinierët, që kanë konstatuar se bëhej fjalë për Audin e verdhë.

Automjeti ishte vjedhur dhjetorin e kaluar në Milano dhe në bordin e tij tre keqbërësit u bënë protagonistë të grabitjeve dhe arratisjeve spektakolare. Por për ata të tre nuk ka asnjë gjurmë.

2 komente në “Gjendet i djegur Audi misterioz që terrorizoi Italinë, asnjë gjurmë nga tre shqiptarët”

  1. Gezim Shkupi says:

    Barcalete Europiane ( per te marre fonde, ku di se ku?)

  2. Valbona says:

    Kot sa i blen Lamborghinet pastaj kush tha qe ishin shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje