Komisari i marrë peng për veprime të turpshme, emërohet në SHISH

25 Janar 2016, 11:13Kronika TEMA

Një ish-oficer policie, i cili është shkarkuar pas disa ankesave të banorëve të Burrelit për veprime të turpshme, është emëruar inspektor në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Gjovalin Martincanaj ka drejtuar Komisariatin e Matit për disa kohë, ndërsa në muajin prill të vitit 2012, është mbajtur peng nga disa persona.

Ata e akuzonin se kishte kryer veprime të turpshme. Pas kësaj ngjarjeje, Martincanaj është shkarkuar, ndërsa Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme, nisi hetimet. Ai u largua nga detyra, ndërsa pas disa kohësh hodhi në gjyq policinë.

Gazeta “Shqip” është interesuar për këtë çështje në sistemin e drejtësisë, ndërsa nuk rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithatë, akuzat e atëhershme të banorëve të Burrelit duket se, të paktën sipas Policisë së Shtetit, kanë qenë të vërteta, aq sa është përjashtuar nga sistemi.

Rrëmbimi i Martincanajt

Në datën 23 prill të vitit 2012, në fshatin Bushnesh, në Ulëz Burrel, shefi i komisariatit, Gjovalin Martincanaj, është marrë peng nga disa persona, për shkak se në gjendje të dehur, ka kryer veprime të turpshme me disa banorë të fshatit. Ai është liruar në orët e para të 24 prillit 2012, pas ndërhyrjes së drejtorit të Policisë së Dibrës, në atë kohë Shemsi Premçi dhe disa punonjësve të tjerë.

Pas ngjarjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nisi procesin hetimor. Sipas policisë, ngjarja e prillit nuk ishte e vetmja. Martincanaj ishte emëruar disa herë si shef komisariati në Mat, edhe pse ai kishte reflektuar të tilla veprime. Madje, në atë kohë, Martincanajt i ishte faktuar edhe një ndërhyrje mes disa biznesmenëve, por që me kalimin e kohës çështja është zbehur.

2 komente në “Komisari i marrë peng për veprime të turpshme, emërohet në SHISH”

  1. v.duka says:

    o mazhorance !!!!!! nuk ka nevoje te presim ATE SHKERDHATE REFORME NE DREJTESI ( me sa kuptojme ne vegjelia nga skenaret e dukshem) qe te mos ndodhin akoma nga keto maskarada qe duket sikur duan te shk……ne mbare e prapa popullin e percudnuar me nje milion menyra, Mblidhuni dhe naten ta marre dreqi se ju ka dhene ” SOVRANI FUQINE E ZOTIT PER TE VEPRUAR BRENDA “VIJES SE VERDHE”, TERITURIT TE SHQIPERISE, ” dhe ndry – shoni nene e ligje per te denar te pakten keto ngjarje se ato te M E D H A T qe i kini premtuar para dhe gjate fushate nuk kini per t’i bere se u ka vene k….t ne dare fosilet e medemek opozites.
    Me respekt per lexuesit, V.Duka

  2. Pilo Lala says:

    Vazhdojne kamikazet e Berishes te strehohen dhe punesohen ne Presidence dhe SHIK.
    Kujdes se Presidenca mund te punesoje 50 veta shtese, militante te PD.
    Kete gje beri PD para zgjedhjeve ne 2013, ku punesoi 2,000 militante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje