Kodheli: Shqipëria mund të shkatërrojë armatimet e vendeve të tjera kundrejt shpërblimit

24 Janar 2016, 18:15Kronika TEMA

Eksperienca nga procesi i asgjësimit te municioneve te tepërta, mund t’i vlejë shumë Shqipërisë qe te përdore kapacitet për shkatërrim të armatimeve të vendeve të tjera ne këmbim te përfitimit ekonomik.

Ne mund të kthehemi, bazuar në strukturën që ne disponojmë akoma dhe në ndërmarrjet tona ushtarake, në një vend, ose një qendër, që mund të japim ekspertizë për të tjetër, apo që mund ta bëjmë këtë edhe për të tjerët kundrejt të ardhurave. Kjo është për t’u parë.

Ne në fakt kemi bërë suksesshëm një projekt pilot me Malin e Zi, ka qenë krejt modest, por që na ka bërë qe ne të rivlerësojmë dijet tona dhe nivelin tonë të ekspertëve dhe të marrin certifikatat e nevojshme nga strukturat ndërkombëtare, për të qenë të gatshëm ta ofrojmë këtë shërbim edhe të tjerëve”, thotë ajo për Vizion Plus.

Nëse armatimet e tepërta nuk do të ishin shkatërruar, rrezikohej që të binin në dorë të terroristëve. Shqipëria, thotë ministrja Kodheli, ashtu si çdo vend tjetër nuk është imun nga kjo çmenduri globale, që mban emrin terrorizëm.

“Shqipëria dhe trojet shqiptare, për fat të keq edhe në rajon, edhe Bosnje Hercegovinën do ta fusim në këtë diskutim, janë burime të të ashtuquajturve luftëtarë të huaj. Kjo e bën të brishtë sigurinë e rajonit dhe  sigurinë e Shqipërisë, sepse problemi nuk është kur këta njerëz largohen për të bërë një luftë e cila nuk është e tyre, problemi është kur ata kthehen në vendin tyre, pranë familjeve të tyre, cila është qasja që ata kanë në shoqëri”, tha ministrja.

13 komente në “Kodheli: Shqipëria mund të shkatërrojë armatimet e vendeve të tjera kundrejt shpërblimit”

  1. qipidhasi says:

    Kete po mund ta bejme, per te shkaterruar nuk na e kalon njeri.

    1. Percelluesi says:

      Ky popull duhet te ngrihet se kera do na helmojne vrasim,dhe shkaterrojne te gjithe ne bashke me padronet amerikan te tyre. Ja vdekje ja liri

  2. We People (Les Misérables ) says:

    kodheli !

    po behesh figura me e urryer se dhe vete sali berisha qe me biznesnit e tij kriminal te armatimit vrau 26 veta ne Gerdec…ju po vrisni nje komb te tere.

    shqiperia eshte mikroskopike per te demontuar qindra miljone tone municjone te 50 VITEVE TE LUFTES FTOHTE dhe jane nga baruti deri te armet e demtimin ne mase.KIMIKE BAKTERIOLOGJIKE..NEUROLOGJIKE…

    mos e beni shqiperine WC E municjoneve te NATOS DHE NJE PJESE TE TRAKTATIT VARSHAVES

    STOP KETE CMENDURI

    HIDHENI NE REFERNDUM O KANIBALE ME KOLLARE

  3. Gaja says:

    Shterpe imagjinata dhe aftesia juaj per te gjeneruar para. E pite popullin o injorante!

    Prape Berisha erdhi ne krye te ketij shteti. Asgje s’ndryshoi dhe me artistin qe rezulti fatkesisht per kete popull, pa vizion.

    Shkateroni pyjet, lumenjte, detin, liqenet, parqet, kafshet dhe ndertoni xhungla betoni qe te demontoni armet kimike, eksplozive, toksike te te tjereve qe kane ne zemer interesin tuaj qe t’ju pasurojne!

    Lidera pa imagjinate ne 1 shekull pavaresi. . .

  4. Gaja says:

    Shterpe imagjinata dhe aftesia juaj per te gjeneruar para. E pite popullin o injorante!

    Prape Berisha erdhi ne krye te ketij shteti. Asgje s’ndryshoi dhe me artistin qe rezultoi fatkesisht per kete popull, pa vizion.

    Shkateroni pyjet, lumenjte, detin, liqenet, parqet, kafshet dhe ndertoni xhungla betoni qe te demontoni armet kimike, eksplozive, toksike te te tjereve qe kane ne zemer interesin tuaj qe t’ju pasurojne!

    Lidera pa imagjinate ne 1 shekull pavaresi. . .

  5. SHQIPTARE DHE KERNARE says:

    Po besa po edhe demontimin e bejme po vetem me firmen e aleatit tone te madh SHBA
    Vatani ska vuajt ndonjihere per specialiste te pothuajse cdo fushe vecse posti duhet ti jepet te zotit e jo te perkedhelurit te partis sic eshte bere

  6. Me vjen keq per 2-Komentues me lart qe perdorin nje gjuhe te njellojne kriminale si familja biologjike e politike e Sali Berishes. Qe do te thote se qe te 2-Komentuesit ekstremist jane Berishista=Fashista=Komunista…etj ne llogjiken e tyre dhe mentalitetin e semundjes qe i ka zene nga virusi me i keq apo i barabarte me Enverizmin qe eshte Berishizmi e pas tij Metizmi e Nanoizmi. Turp dhe verberi per kedo Shqipetar qe ofendon nje femer si Ministrja e Mbrojtjes znj.Kodheli, qe mirepritet dhe respektohet ne NATO dhe ne cdo takim nderkombetare per ceshtjet e Mbrojtjes e Sigurise

    1. JAKOMONI says:

      Per komentuesin ITALJON Benitto Leshi.

      Do isha dakord qe te vazhdonte nje marreveshjr USA-ALBANIA per keto demontime por pasi te ishte burgosur familja kriminale ne bashkpunim te qeverise shqiptare te pas 2013 dhe qeverise amerikane.

      Mos ndeshkimi i tyre do te thote qe te perseriten keto krime kunder njerzimit qe ne fakt jane kurore nderi per enver hoxhen pasi te huajt pasi na kthyen ne nje vend mafjoz si Kolumbia po na bejne dhe nje poligon qe sasite kkozmikete armatimeve kur ti shikoni do jete vone sidomos radioaktiviteti..shiko napolin or benitto italjoni qe po dalin mijra linde te deformuara ne njerz dhe kafshe o kafshe

      BANDA KRINALE E GERDECIT QE QEVERIA AMERIKANE DHE SHQIPTARE DUHET TI KISHIN PLASUR PRANGAT
      1. Sali Berisha

      Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.
      2. Liri Berisha

      Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.
      Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.
      Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.
      Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.
      3. Shkëlzen Berisha

      Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha

      Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.
      4. Fatmir Mediu

      Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
      Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
      Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.
      5. Aldo Bumçi

      Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
      Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.
      6. Rrahman Selmanllari

      Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.
      I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
      Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
      Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
      Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.
      Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firme e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.
      Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut

      HOLLYWOODI DO BEJE FILM PER KETO KRIMINELE..O BASTARD ITALJON…PASI SHKRUMBUAN 26 SKLLEVER NE KETE KOLONI

  7. ed says:

    Po, i marrim armët e huaja dhe i japim me konçesion shkatërrimin.
    Ou po prit se kështu ndodhi dhe Gërdeci.

  8. Kuq e zi says:

    Mylle gojen
    Amerika dha tre miliarde per armatimin e asad-it dhe ju thate jo tani do merreni me pastrime halesh ne kembim te ca te shkoqurave

  9. vezhguesi says:

    Po pse toca jan shtetet e tjera qe te shkaterojne armatimet. Sado e vjeter qofte nje arme ngelet arme dhe eshte ne gjendje te vrasi. Pastaj ne na u dha shanci me armet kimike dhe largpamesi rama i ndikuar nga protesta “popullore” ( e instrumentuar nga kgb, udb dhe asfalia greke) i tha jo. Epo mos prisni qe shtetet fqinje te japin bomba dore e plumba kallashi e pastaj tju japin dhe euro ti demontoni. Rilindas kokebile

  10. g says:

    Po o tru thare, ose keqberese me sakte. Beheni ate vend me hale se c’eshte per te pasuruar veten tuaj!
    Pa piken e turpit thote do pefitojme ekonomkisht (sigurisht e ka fjalen per xhepat e saj dhe te miqeve, se si plasi per populln jo)…
    Akoma me keq, kjo zonja na thote qe mund te kemi mundesine “TE BEHEMI EKSPERTE”, dmth tani kjo s’ia paska haberin ketyre proceseve, dhe guxon te mendoje te marri dicka te tille persiper ne menyre experimentale…. dhe jo vetem ne menyre te perkoheshme, por HINT HINT, PERHERE! (Shqiperi o kosh i mbeturinave te cdo lloj arme…)
    Hajde plan hajde… Kjo e paska celesin e rritjes se ekonomise, s’po tallet …
    Do ta perdori vendin si laborator ku mund te luhet me arme te cdo lloji (per te cilen zonja sia ka idene) dhe ku te dale fundi pastaj…, mjafton kjo te marre leket dhe te fryhet derisa ti pellcasin syte e ballit!

  11. Lelegu says:

    Eh…., moj Mrike, e bukur je, por çe do qe per ministre te le shendene ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje