“21 Janari", prokuroria pushon hetimet për Hysni Burgajn dhe Agron Kuliçajn

23 Janar 2016, 11:25Kronika TEMA

Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Saimir Muça nuk kanë asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve të cilët më 21 Janar 2011 vranë 4 protestuesit e pafajshëm.

Me këtë vendim prokuroria i ka vënë kapak hetimeve për vrasjen e 4 fishtë të ndodhur 5 vite më parë.

Pushimi i hetimeve për 3 ish-zyrtarët e policisë së shtetit konfirmohet për Report TV nga prokuroria e kryeqytetit.

Një burim i rezervuar i tha televizionin se në përfundim të analizimit të gjithë dokumentave dhe provave të sjella nga policia e shtetit ka rezultuar se nuk ka element të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj.

Më 21 Janar prokurorjaa Ina Rama urdhëroi arresitmin e gardistëve si të dushuar për ekzekutimin e protestuesve, por arrestimi i tyre nuk u krye pasi policia e drejtuar në 2011 nga Hysni Burgaj ktheua pas urdhër arrestet me pretendimin e gabimeve ortografike.

Në fakt pushimi i këtyre hetimeve u paralajmërua dhe një ditë më parë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i cili nga Shkodra deklaroi se 21 Janari i përket tashmë gjykatës, duke ju referuar rekursit që ndodhet në gjykatën e lartë për gardistët Ndrea Prendi, Agim Llupo e Margarit Kume.

Pak ditë më parë një reagim për hetimet ndaj Burgajt, Kulicajt e Mucaj pati dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ku i pyetur për këtë dosje ai u shpreh se i takon prokurorisë.

Më 21 Janar 2011 teksa protesta e opozitës në atë kohë po shpërndahej efektivët e gardës qëlluan me plumba drejt turmës, ndërsa 5 vite më pas ish lideri i opozitës sot kryeministër Edi Rama do të deklaronte se ai nuk e tradhëton 21 Janarin dhe pse drejtësia vonon por nuk harron.

5 komente në ““21 Janari”, prokuroria pushon hetimet për Hysni Burgajn dhe Agron Kuliçajn”

  1. e verteta says:

    Dakort….po: gabimet ortografike rregullohen…..vertet kjo te ishte kryesore per moszbatimin e urdherit te Prokurorise?

    Te gjykohen qe nuk zbatuan urdherin e Prokurores se shtetit per flete arrestin per vrasesit e kerkuar nga Prokuroria….. A ka ligj per kete?

    gABIME OROGRAFIKE NE DOKUMENT TE LESHUAR NGA PROKURORIA..VETEM NE aLBANISTAN rEPUBLIKA bANANE NDODH KJO.

  2. Fatosi-kosove says:

    A ka deshmi me te madhe se drejtesia ne shqiperi eshte e kapur nga sali berisha dhe lul basha,ky vendim i gjykates eshte vetem prova e fundit psekjo dyshe e kundershton reformen dhe ndryshimet ne drejtesi,mbrone prokurorin dhe gjykates te kapur me prova kriminale sepse keta jane ata qe u japin jete ne politike dhe keshtu te zgjerojne krimet e tyre,shif sali berishen se si pjelle “fakte” per Tahirin ne nje kohe qe mbrone kriminelet prandaj eshte e qarte kush kontrollon krimin.

  3. Tomorri says:

    Shume keq po vepron prekuroria,por sa do te vazhdoje keshtu duame ta dime?

  4. arben says:

    Turp e faqja e zeze per drejtesine shqiptare qe tallet me popullin e vet.Te gjithe e dime qe sistemi I drejtesise ne Shqiperi eshte me I korruptuari ne bote dhe se padroni I tij I vertete eshte mafia me ne krye tradhetarin e kombit Sali Berisha.Mos zbatimi I urdherit te prokurorit te pergjithshem perben tradheti kombetare dhe vetem ne sulltanatin e Berishes nuk zbatohet duke u justifikuar me gabime ortografike.Cohu o Enver nga vari dhe mesoju ketyre bastardeve se cdo te thote te mos zbatohet urdheri e aq me shume kur vriten njerez te pafajshem ne bulevard.

  5. spartaku says:

    Gabime ortografike,Sa qesharake qe eshte,.Turp per keto gjera qe bejne keta injorant te pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje