Policia italiane e qytetit të Cezenës ka arrestuar shtatë persona, anëtarë të një bande trafikantësh droge.
Katër prej personave të arrestuar janë me kombësi shqiptare.
Nndaj dy prej tyre, 28 e 33 vjeç është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg e dy të tjerë 27 e 29 vjec ndodhen në gjëndje arresti shtëpiak.
Ndërsa ëshë shpallur në kërkim një tjetër shqiptar 34 vjeç.
Ky operacion i koduar “Korrieri” çoi dhe në arrestimin e një nënshtetasi italian e një lituanez, bashkëpunëtorë të bandës shqiptare të drogës.
Operacioni “Korrieri” i nisi hetimet më vitin 2014 e mundi të zbardh një maxi trafik droge në provincat italiane, e drejtuar nga banda e shqiptarëe.
Media italiane informojnë se gjatë ditës anëtarët e këstij grupi trafikantësh punonin si muratorë në sipërmarrje ndërtimi të zonës, por aktiviteti i tyre kryesor që trafiku i kokainës, hashashit e marijuanës.
Hetimet cuan në sekuestrimin e rreth 2.3 kg kokainë e marijuanë, si dhe dokumentuan mjaft raste të trafikimit të lëndës narkotike nga kjo bandë shqiptare.