Korçë/Gjendet edhe 35 kg kanabis, fshehur nga kryeplaku i shpallur në kërkim

22 Janar 2016, 10:08Kronika TEMA
Korçë/Gjendet edhe 35 kg kanabis, fshehur nga kryeplaku i shpallur

Në vijim të Operacionit Antidrogë të koduar “Mali i Thatë”, Policia e Korçës zbuloi dhe sekuestroi 35 kg Cannabis Sattiva, si dhe sekuestroi 2 kg lëndë narkotike në formë çokollate.

Lënda narkotike u sekuestrua nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve,  gjatë një kontrolli në një kabinë furgoni të përshtatur si depo në vendin e quajtur “Luadisht”.

Ajo dyshohet të jetë fshehur nga Kryeplaku i fshatit Podgorie Arben Pilinçi.

44-vjeçari u shpall në kërkim, ndërsa djali i tij Orlind Pilinçi, 26 vjeç u arrestuar disa ditë më parë gjatë këtij operacioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje