Pretendimet e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani se eprorët e tij favorizonin trafikantët apo pushonin hetimet për persona të lidhur me trafikun e drogës janë të pavërteta. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Fierit pas hetimeve të deklaratave të dy muajve më parë në media të Zaganit për përfshirjen e të afërmve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge. Në këto kushte organi i Akuzës ka vendosur të pushojë këto hetime për mungesë të elementëve të veprës penale dhe provave.
Në vendimin e prokurores së Fierit Egnlantina Shehu është argumentuar dhe shkaku i pushimit të këtyre hetimeve.
Me hetimet e kryera nga kjo prokurore ka rezultuar se të gjitha informacionet e hedhur nga Dritan Zagani në sistemin MEMEX (sistem i brendshëm komunikimi në Policinë e Shtetit) nuk përmendet shtetasi A.D të cilin ai e ka përmendur në denoncimin në media.
Nga regjistrat e Policisë së Fierit nuk rezulton që kushrinjtë Habilaj të ministrit Tahiri të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, së bashku me automjetin Audi AA003 GB në pronësi të ministrit por që përdorej prej tyre.
Me vendimin e pushimit të hetimeve janë njohur palët e përmendura nga Zagani në denoncimin publik dhe një kopje e tij është dërguar prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Por si nisën hetimet për denoncimin e Zaganit?
Një ditë pas deklaratave nga arratia të Dritan Zaganit, ministri i Brendshëm i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala nisjen e hetimeve. Me vendim të Llallës u lejua përgjimi i personave të përmendur nga Zagani mes tyre Artan, Florjan dhe Moisi Habilaj. Dy muaj sipas raportit të përgjimeve nuk ka rezultuar asnjë e dhënë e vlefshme për të faktuar pretendimet e Zaganit.
Aktualisht Zagani është në kërkim policor pasi u arratis jashtë vendit teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” ku prokuroria kish nisur hetim ndaj tij për shpërdorim detyre pasi dekonspironte operacionet policore. /Report TV
kesaj i them prokurori une…..pres, padi nga Tahiri tani per shpifje….kush do bast se do ta beje?
Lexuesit te mesiperm
Ju baj me dije se zZagari asht nji hallexhi dhe ka kerku strehim politik
“aktualisht Zagani eshte ne kerkim polcor pasi u arratis jashte vendit pasi ndodhej ne mase siguri…” Po Zaganin ne e kemi pare duke dhene intervista ne televizor, policia dhe shiku nuk e dine se kujt televizori i perket, apo te marrin ate gazetarin qe e intervistoi dhe te shkojne ta arrestojne? Nje çudi qe te le pa mend kjo qe behet e thuhet!
Nqs prokuroria fierit ka te drejte zvicra do ta ktheje
nqs zagani ka te drejte zvicra i jep azil
Apo do akuzoni zvicren pastaj qe bashkepunon me kriminele ??