Një sherr për komentet në rrjetin social “Facebook” për pak sa nuk i ka marrë jetën një 18vjeçari në Gjirokastër.
Emiljano Basha, 26 vjeç nga fshati Taroninë në Gjirokastër u përfshi në një adebat me 18vjeçarin për një status në “Facebook”, raporton Panorama.
Ironitë dhe debatet ia lanë vendin ofendimeve, deri sa Basha e gjeti 18-vjeçarin në Urën e Kardhiqit dhe më pas nisi të konfliktohej me të fizikisht.