Durrës, digjet automjeti i kreut të OSHEE-së, Ardian Çela

23 Janar 2016, 11:02Kronika TEMA

Është djegur në Durrës automjeti i administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, në lagjen nr.1 të Durrësit, në garazhin e pallatit ku banon kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se automjeti tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët, të cilat e kanë shkrumbuar plotësisht, disa minuta pasi është futur në garazh nga Çela.

Zjarrfikëset kanë mundur shuarjen e flakëve për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre dhe djegien e automjeteve të parkuara pranë saj, disa prej të cilave kanë pësuar dëme sipërfaqësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet as një zjarrvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Përpos sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së pallatit, mjeti do t’i nënshtrohet ekspertizës për të saktësuar edhe nëse djegia është pasojë e vendosjes së ndonjë sasie lënde plasëse poshtë mjetit, para parkimit të tij në garazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje