Vlorë, gruaja rrihet nga burri dhe kunata

23 Janar 2016, 13:30Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona të një familjeje pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për shtetasit Alfred Sejdi (51 vjeç), Anila Sejdi (47 vjeç, motra e Alfredit) dhe Rajmonda Ademi (37 vjeç, bashkëshortja e Alfredit).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Isa Boletini”, në banesën e tyre, Anila dhe Rajmonda janë goditur me grushta.

Më pas, ka ndërhyrë Alfredi, i cili në bashkëpunim me motrën e tij ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes, e cila ka marrë disa dëmtime të lehta në trup.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare dhe mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët e kësaj familjeje midis njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje