Prokuroria zbardh dinamikën e tre vrasjeve në Thumanë

24 Janar 2016, 17:18Kronika TEMA
Prokuroria zbardh dinamikën e tre vrasjeve në Thumanë

Prokuroria mbylli sot hetimet për masakrën në Thumanë, ku mbetën të vdekur tre persona pas një konflikti në lokal dhe ka dërguar dosjen në gjykatë, duke zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes që ndodhi më 5 qershor të vitit që lamë pas.

Kështu, tetë persona akuzohen për masakrën e Thumanës, katër prej të cilëve akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa katër të tjerët, për përkrahje të autorit të krimit, shkruan gazeta Panorama.

Në qershor të vitit të kaluar, Franc Ceku, Arben Ceku dhe Eno Rama u vranë me armë zjarri pas konfliktit banal, ndërsa Luçie Ceku mbeti e plagosur.

Nga studimi i materialit kallezues rezulton se me daten 05.06.2015, rreth ores 22:00, pas nje debati midis shtetasve Arben Ceku dhe shtetasit Pellumb Kora, ne  lokalin e shtetasit Shkelqim Gjerani , ne qender te fshatit Thumane,shtetasi Pellumb Kora se bashku dhe me dy vellezerit e tjere Danjel Kora dhe Besnik Kora kane vrare me arme zjarri automatik dhe pistolete shtetasit Fran Ceku, Arben Ceku, nipin e tyre Eno Rama dhe kane plagosur shtetasen Luçie Ceku.

Me date 05.06.2015, personi i dyshuar Pellumb Kora  së bashku me dy shoke te tij  te quajtur Eris Haxhiu  dhe Qamil Uka, kane qene duke gjuajtur peshk ne Adriatik.Jane kthyer pasdite dhe kane shkuar te lokali i shtetasit SH.GJ, ku sherbente djali i tij.Kane kontaktuar me te dhe i kane kerkuar qe ti gatuante peshkun e kapur nga ato.

Rreth ores 22:00, tek lokali ku po qendronin tre shtetasit Pellumb Kora, Eris Haxhiu dhe Qamil Uka eshte paraqitur shtetasi Arben Ceku, i cili i ka kerkuar shtetasit Pellumb Kora  qe te ngrihej nga tavolina per tu sqaruar me te.

Shtetasi Pellumb Kora eshte ngritur dhe ka shkuar 3(tre) metra larg nga tavolina ku eshte takuar me Arben Cekun dhe kane filluar te debatojne me njeri tjetrin duke tentuar te godasin njeri tjetrin me grushta mes njeri tjetrit .

Ne lokal pas shtetasit Arben Cekut ka shkuar edhe babai i tij Fran Ceku , i cili i ka thene pronarit te lokalit  qe ta mbyllte kete te fundit per shkak te konfliktit ndermjet Pellumbit dhe djalit te tij

Gjate kesaj kohe Pellumb Kora eshte larguar me makine ne drejtim te baneses se tij  e cila ndodhet 500 metra larg lokalit ku ka ndodhur konflikti, ndersa shtetasit Eris Haxhiu dhe Qamil Uka ,te cilet ishin duke pire me Pellumb Koren te lokali, jane larguar ne drejtim te banesave te tyre , e sapo kane bere rreth 300 metra kane degjuar te shtena armesh zjarri.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se tek lokali , per afro 10-15 min ka ardhur  shtetasi Pellumb Kora se bashku me babain e tij Gurali Kora, Besnik Kora dhe Danjel Kora. Me vete kishin marre arme  automatik dhe pistolete.

Më pas kane qelluar ne drejtim te shtetasve Arben Ceku, Fran Cekun, Eno Rama duke i sjelle vdekjen, si dhe kane plagosur shtetasen Luçe Ceku. Menjehere pas vrasjes Pellumb Kora, Danjel Kora, Besnik Kora dhe Gurali Kora jane larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim te paditur.

Shtetasi Shpetim Nikolla eshte banor i fshatit Thumane dhe ka lidhje shoqerore me Pellumb Koren. Menjehere pas ngjarjes te kater pjesetaret e familjes Kora  kane shkuar te banesa e shtetasit Shpetim Nikolla dhe me ndihmen e tij jane larguar per ne drejtim te Laçit, duke iu fshehur organit te ndjekjes penale.

I pandehuri Paris Gjeta, në datën 05.306.2015 rreth orës 23.20 ndërsa ishte duke pirë kafe me shtetasin Gjergji Gjonaj, dikush ka telefonuar këtë të fundit duke i thënë se kushurinjtë e Paris Gjetës kanë vrarë disa persona me mbiemër Ceku.

Në këto momente shtetasi Gjergji (Ardian) Gjonaj i ka thënë të pandehurit Paris Gjeta që të shkonin t’i mernin.

Në këtë mënyrë shtetasit Gjergji Gjonaj dhe Paris Gjeta kanë hypur në mjetin tip “Golf “ në pronësi të Gjergjit.Ndërkaq shtetasit Danjel dhe Besnik Kora kanë telefonuar shtetasin Gjergji Gjonaj dhe kanë lënë një vend takimi.

Pasi janë takuar shtetasi Paris Gjeta vuri re se Besnik dhe Daniel Kora mbanin në duar një automatik dhe të gjithë së bashku kanë shkuar për të qëndruar në ambjentet e “uzinës së vjetës-Superfosfat” Lac. Shtetasi Paris Gjeta është larguar ndërsa shtetasi Gjergji Gjonaj ka qëndruar me të pandehurit Besnik dhe Danjel Kora.

Të nesërmen në shtëpinë e shtetasit Paris Gjeta kanë ardhur shtetasit Gurali Kora dhe Shpëtim Nikolla për tu strehuar.

Në këto momentë shtetasi Paris Gjeta është larguar në drejtim të uzinës për ti thënë Danjel Korës dhe Besnik Korës se babai i tyre gjendje te shtëpia e Preng dhe Paris Gjetës.

Ndërsa është rikthyer në shtëpi, ka gjetur edhe shtetasin Pëllumb Kora. Parisi ka ndihmuar shtetasit Pëllumb dhe Gurali Kora për tu larguar nga shtëpia e tij dhe për ti cuar në një vend sipër shtëpisë.

2 komente në “Prokuroria zbardh dinamikën e tre vrasjeve në Thumanë”

  1. Iliria says:

    C dmth “dinamike”, o gazetare italiane..

  2. miri shkodra says:

    Thuhet ” tri vrasje”, o injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje