Pafajësia e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani alarmon Bashkimin Europian. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Report Tv se pak ditë më parë një grup ekspertësh të BE-së i kanë depozituar kreyprokurorit Llalla kërkesën për të tërhequr një kopje të të gjithë praktikës gjyqësore në ngarkim të Fullanit.
Një muaj më parë Guvernatori Fullani do të certifikonte në Gjykatën e Apelit pafajësinë e marrë në shkallë të parë, ku me një vendim të gjyqtarëve Shkëlqim Mustafa, Genti Shala dhe Lefter Jahaj rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ta rikthyer atë në burg.
Adrian Fullani u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin 30 milionë euro të blerjes së hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dhe vjedhjen e thesarit. Në hetimet e saj, prokuroria arriti të faktojë se me veprimet e mos veprimet e tij në emërimin e zv.guvernatorit të dytë të bankës, Fullani kish ndikuar në vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari në Linzë.
Për këtë vjedhje drejtësia dënoi Ardian Bitrajn e Mimoza Bruzian, dy ish vartës të Fullanit, ndërsa për kthimin e lekëve e njëjta gjykatë ka vendosur pushimin e çështjes me një afat të papërcaktuar.
Vetë Fullani e mohoi akuzën duke pretenduar pafajësi, të cilën arriti ta marrë në 2015-ën me një proces gjyqësor tejet të shpejtë nga shkalla e parë në Gjykatën e Apelit. I njëjti burim sqaroi se tashmë një kopje voluminoze e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe shpërdorimit të detyrës në ngarkim të ish guvernatorit është bërë gati dhe javën e ardhshme do t’i dorëzohet ekspertëve të BE-së.
Këta ekspertë ndodhen në Shqipëri në kuadër të monitorimit të përmbushjes së kritereve të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, ku pjesë e kritereve janë dhe hallkat e drejtësisë mes tyre vendime gjyqësore apo hetime të organit të akuzës.
Pafajësia e marrë në 12 tetor në shkallë të parë nga gjyqtari Artan Gjermeni dhe të certifikuar në Apel më 23 Dhjetor 2015 për ish guvernatorin aktualisht ka përfunduar në Gjykatën e Lartë me rekurs të Prokurorisë.
Një tjetër dosje për të cilën ekspertët e BE-së kanë shfaqur interes është dhe ajo e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu i akuzuar për fshehje pasurie e mos deklarim të ardhurash, gjykim ky i pushuar nga gjyqtari Bedri Qori në Gjykatën e Tiranës.
Në përfundim të analizimit të këtyre praktikave gjyqësore grupi i ekspertëve do të rivij në Tiranë në mes të muajit shkurt ku sipas burimeve të Report Tv është planifikuar dhe një komunikim me mediat për rezultatet e luftës ndaj korrupsionit dhe fshehjes së pasurive për zyrtarët e lartë.
po per bankonotat qe ish guvernatori i ka firmosur me emer tjeter si do i behet apo do i luaj ne burse bashk me ilir hoxhen
Leni mo BANKNOTAT, nuk eshte sikur eshte shitur deti te Greku.
Po dosjen e Bashes per rrugen e kombit pse nuk e kerkon dhe alarmohet BE?
_
Si vone dhe me peshqit e vegjel e ka dhe BE, apo jo ?
Ti qenke nje kelysh monist. Do ju shtypim morrat te kuq. Do vije dita shpejt shpejt
Me intereson vetem lajmi qe do te marrim,nga ky grup ekspertesh,ne mesin e shkurtit,,,,,per te pare nese ekspertet e BE-se do te dallojne ndopak nga artan gjermeni,Gjykata e Apelit dhe duhma e korporates kriminale “gjin gjoni”.
heeee,de,luani ju europianet ,se po qe per keta turshite apo dhallat…..e ka mare lumi ate vend…..
atje kush eshte i ndershem …e fusin brenda,,,,kush eshte hajdut miliardash me kollare….nuk e prek kush!
Ekspertet e BE-se , do n’a dalin si expertet e Venezias, ose expertet e Eulex-it, qe bene kerdine ne bashkepunim me qeverine e Kosoves.
Si perfundim, rrofte demokradh(c)ia..,….
FAJTORI KRYESOR PER KOMEDINE TRAGJIKE QE PO LUHET ME FULLAN KUSARIN ESHTE EDI RAMA DHE LIKE FLORIRI PAS TIJ.
Edi Rama duhet te jape llogari perpara Botes Demokratike si Kryeministri qe erdhi ne pushtet me premtime per te vendosur Drejtesi, por qe ne te vertete po ben vetem Antidrejtesi enveriste duke hyre ne afera korruptive te fshehta me Sali Berishen per te vazhduar vjedhjen e Vatanit, ashtu sic kishte bere Enver Hoxha dhe Partia e Punes qe i rriti keta VAMPIRE komuniste per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG feudal te Mafies se Kuqe me pushtet, prandaj edhe luajne komedi alla enverce me Fullan Kusarin qe ne fund te fundit vodhi LEKAT e Shtetit me lejen e Pushtetit te Rilindjes Socialiste.
Ti çdo gje mund te jesh , por intelektual , nuk je kurre . Injorant , PO .
Ore, ti je intelektual me gjithe mend, apo vetem shet pordhe si intelektual? Nivelit I komentit tend nuk eshte me lart nga nje njeri me dy klase shkolle qe lexon gazeta per dite dhe eshte politizuar deri ne place. As nuk e ke idene fare te ndarjes se pushteteve ne demokraci dhe kerkon te na kthesh ne kohen e Enverit dhe te Saliut kur kryetari i dashur I Partise ishte edhe polic, edhe prokuror dhe edhe gjykates.
Trap zalli.
Edi Rama ka shume mangesira ne politikat e tij. Disa ministra qe ka zgjedhur duhen hequr urgjentisht. Politikat e koncesioneve po lene nje shije shume te keqe. Por sa per drejtesine nuk thua dot gje akoma o pseudo intelektual. Duhet te presesh te mbaroje reforma qe te japesh mendim. Apo je nga ata intelektualet e Lul Bashes? Sepse Saliu I mbante disa te zgjuar nga mbrapa. Maskarenj por te zgjuar.
Kush nuk prangos Fullanin eshte disa here me keq se Fullanovski,super kreminel qe ka harxhuare parate e popullit shqiptar sikur tja kishte lene e ema dhe i jati ne kasaforte.Turp per kete drejtesi qe kemi ne ketu ne shqiperi.TURP.
Ata e arrestuan fullanin se menduan te shpetojne veten po ke rasti Fullani po del tamam shprehja me duket kush i hap varrin tjetrit bie vete brenda.
Te presim se do i vije radha te gjitheve
Ore c’ i doni ne burg
Konfiskoni pasurine e tyre
T’ ju behet jeta ferr i vertete
Po keshtu fut ne burg e bankat plot me pare
Ketà se ndjejne burgun fare.
Dosja u mor per tu perdorur si material per fakultet juridik te Evropes, pasdi po te ishte fjala per te nderhyre, do ishte marre dosja e Gerdecit, e 21 Janarit, e shitjes se detit, e vilave te Vucidolit e plot te tjera. Fal me shnet. Ky shtet eshte dhier e vjen ere te qelbur ne cdo hallke