Tiranë, dorëzohet në polici personi që qëlloi me armë në Kombinat

24 Janar 2016, 20:14Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka njoftuar se është dorëzuar Altin Dani, shtetasi i shpallur në kërkim pasi qëlloi një ditë më parë me armë ndaj një lokali në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Qelqit, ku Altin Dani, pas konfliktit me pronarin e një pike bastesh, ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të derës së lokalit.

Altin Dani dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit.

1 komente në “Tiranë, dorëzohet në polici personi që qëlloi me armë në Kombinat”

  1. Wendy-B says:

    Eh mor cun lagjeje, gjithe jeten mistrec ke qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje