Arrestohen 3 tifozë të Vllaznisë, goditën me stol policin

25 Janar 2016, 10:17Kronika TEMA

Tre tifozë të skuadrës së Vllaznisë janë arrestuar nga policia dje pasdite, gjatë ndeshjes mes ekipeve të Vllaznisë e Skënderbeut, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Sipas policisë, një punonjës i rendit, në përpjekje për të ndalur një konfrontim mes tifozëve, është goditur në kokë me një stol. Ai ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë shoqëroi e më pas arrestoi tre të rinj. Ata janë 21-vjeçari Arledi Gjonaj, 23-vjeçari Kristjan Nika dhe 25-vjeçari Albert Biba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje